Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Ballkani nuk vuan per probleme politike, sepse kryesisht i ka te zgjidhura. Ballkani nuk vuan per mungesa ekonomike, sepse burimet nuk i mungojne. Ballkani nuk renkon nga siguria, sepse bazat e saj i ka hedhur. Ballkani nuk calon nga varferia kulturore, sepse ka nje diversitet te ralle ne kete fushe.
Ballkani vuan per lidership, sepse perjeton dilemen me te veshtire midis mediokerve te shumte dhe te paepur per pushtet, lavdi dhe pasuri dhe gjenijve te ditur, modeste dhe te moralshem.
Ballkani ecen pa ditur se ku nga mediokret qe u prijne drejt tuneleve te mbyllura. Nderkohe gjenijte ne Ballkan nuk kuptohen. Madje, ne kohen tone perballe mediokritetit dominues, gjenijte duket te manget dhe jashte kohe. Kur gjenijte kuptohen ne Ballkan, shpirtrat e tyre prehen ne qiell. Nderkohe mediokrit e kane bere demin e tyre ne toke.
Ne Ballkan gjenijte nuk lindin per kohen e vet. Gjenijte lindin per kohet qe vijne. Gjenijte rrojne me te ardhmen. Ndersa mediokret rrojne me te shkuaren. Gjenijte ne Ballkan rrojne te injoruar nga koha e tyre dhe te perjetesuar nga kohet qe vijne. Ndersa mediokret rrojne te fryre ne kohen e tyre dhe te injoruar ne kohet qe vijne.
Ne Ballkan gjenijte ua lene frytet e tyre te tjereve. Ndersa mediokrit i duan per veten e frytet e dites, duke mos lene pas asgje per te tjeret. Ne Ballkan gjenijte jane fanare qe ndricojne anijet ne oqeanet e erreta. Ndersa mediokrit jane re te zeza qe erresojne qiejt edhe ne mes te dites.
Ne Ballkan gjenijte treten vete qe t’u sherbejne syve te njerezimit. Ndersa mediokrit shqyejne syte e tyre vetem qe te verbojne syte e te tjereve. Ne Ballkan gjenijte mbyllen ne vetvete sepse nuk e durojne kuterbimin e mbeturinave te mediokerve. Ndersa mediokrit lulezojne ne mes te kuterbimit te mbeturinave te tyre.
Ne Ballkan gjenijte e shohin veten e tyre pa pasqyre. Ndersa mediokrit jane pasqyra e vete injorances. Ne Ballkan gjenijte sfidojne te kaluaren dhe dashurojne te ardhmen. Ndersa mediokrit inamorojne te kaluaren dhe i ikin te ardhmes.
Ne Ballkan gjenijte treten ne mes te gjeneratave te reja per te ndertuar permes tyre ardhmerine. Ndersa mediokrit perdorin, shperdorin dhe abuzojne gjeneratat e reja per te kamufluar vjetersiren e tyre.
Lidershipi i Ballkanit vuan nga dilema midis gjenijve dhe mediokerve. Per konseguence, vete e ardhmja e ketij nen-rajoni varet gjithnje e me shume nga zgjidhja e kesaj dileme prej vete popujve te tij