Home KRYESORE Top Talk: Elisa Spiropali flet për mundësinë e një bashkëqeverisjeje PS-PD, ndasitë...

Top Talk: Elisa Spiropali flet për mundësinë e një bashkëqeverisjeje PS-PD, ndasitë dhe pikëtakimet me opozitën

Ditën e sotme në Top Talk ka qenë e ftuar ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka folur për mundësinë e një bashkëqeverisjeje PS-PD.

Denis Drynjaja:

Duke shmangur detajet e imta teknike. A mund të më thoni cilat janë dallimet dhe pikat e përbashkëta me opozitën jashtë parlamentare përsa i përket Reformës Zgjedhore.

Elisa Spiropali:

Ne kemi një pikë të përbashkët si me opozitën jashtëparlamentare dhe opozitën parlamentare. Të paktën ne kemi menduar se jemi dakordsuar për parimin. Parimi është i thjesht, interesi kombëtar integrimi europian. E gjithë përpjekja jonë për të gjetur fjalën edhe germën në marrëveshje për të gjetur Reformës Zgjedhore është patjetër për të përmirësuar standardin zgjedhor në Shqipëri, por edhe për t’i çelur rrugën negociatave të Shqipërisë, përderisa Reforma Zgjedhore është një nga kushtet. Ne shpresojmë që këtë parim ta ruajmë deri në fund dhe ta ndajmë me opozitën, qoftë opozita në parlament, qoftë dhe me atë jashtë. Përsa i përket çështjeve të tjera me opozitën jashtëparlamentare ne patëm dakordësuar për një marrëveshje, duke hequr dorë madje dhe nga depoletizimi i administrimit zgjedhor, për hir të kërkesës së opozitës jashtëparlamentare. Por shohim që në çdo takim të Këshillit Politik na del një histori e re, e cila nuk ka fare lidhje me parimet dhe asesi nuk ka lidhje me marrëveshjen e mbërritur. Përshembull përveç depoletizimit opozita jashtëparlamentare ka pretendime tani mbi komisionin qendror të zgjedhjeve. Praktikisht e ka ndryshuar mendjen mbi formulën e depoletizimit dhe një standardi më të lartë me tre komisione, me një mandat më të gjerë nëntë vjeçar për anëtarët e tij. Pra rritjen e profesionalizmit të komisionit qendror të zgjedhjeve, duam të njëjtën komision zgjedhje politik siç e kemi. Nuk kemi problem ne me këtë, nuk kemi pasur asnjëherë problem me komisionin qendror të zgjedhjeve, por ama donim që t’i jepnim shqiptarëve një standard më të mirë. Ta thonë hapur që e duan KQZ aktuale siç është dhe të biem dakord. Një çështje tjetër të cilën nuk e kuptojnë dhe për të cilën nuk duhet të diskutojmë është çështja e tenderimit të të identifikimit elektronik të zgjedhësve. Po, kemi rënë dakord mbi parimet por të them të drejtën është disi e turpshme, që ne në një diskurs të tillë të Këshillit Politik të diskutojmë për gjysmën e kohës për procedurat e tenderimit.

Denis Dyrnjaja:

Mund të ketë një qeverisje PS-LSI ose PS-PD të koalicionit të gjerë në një situatë të përcaktuar, jo si zgjedhje e vullnetshme, por një zgjedhje të detyruar politike.

Elisa Spiropali:

Ne do të hyjmë në zgjedhje të vendosur për të fituar mandatin e tretë, për të qeverisur Shqipërinë për të përfunduar reformat tona. Ky është synimi ynë dhe po përgatitemi për këtë lloj beteje elektorale. Ne nuk bëjmë kompromis mbi parimet tona këtë e kemi dëshmuar dhe më pas rezultati elektoral ka lidhje me votuesit dhe vetëm atyre i takon të vendosin se cilës forcë politike do t’i japin besimin për të qeverisur.

Top Channel

Share: