Home KRYESORE Nuk iu plotësuan kushtet, shtyhet sërish hapja e transportit publik

Nuk iu plotësuan kushtet, shtyhet sërish hapja e transportit publik

Sot ishte parashikuar që të riniste transporti publik qytetas dhe ndërqytetës, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Rinisja e këtij shërbimi është shtyrë për herë të dytë dhe kësaj radhe pa afat.

Unioni i Shoqatave të Transportit paralajmëroi ditën e premte se nuk do të dilte në punë më 22 qershor pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2 – Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3 – Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4 – Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Fillimisht ishte parashikuar që transporti të rihapej në 15 qershor, por ministria e shtyu me një javë për shkak të rritjes së rasteve të reja, por më pas kundërshtoi shoqata që vendosi kushte. Sot u rihap transporti detar dhe ajror.

Deri tani qeveria ka miratuar njohjen si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot për biznesin e transportit publik dhe heqjen e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020. /Opinion.al

Share: