Home KRYESORE Protesta për transportin publik dhe kundër HEC-eve, procedohen 17 persona

Protesta për transportin publik dhe kundër HEC-eve, procedohen 17 persona

Pas dy tubimeve ditën e djeshme në Tiranë policia ka proceduar 17 persona.

Në njoftimin zyrtar thuhet e tubimet në rrugën “Abdi Toptani” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishin të paligjshme dhe se policia i shpërndau ato pasi bëri fillimish thirrje për ruajtjen e distancës fizike me qëllim mos përhapjen e pandemisë.

4 persona janë proceduar për protestën e punonjësve të transportit publik tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 13 të tjerë tek protesta kundër HEC-eve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e cila u organizua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 17 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.”-njofton policia. /Opinion.al

Share: