Home KRYESORE Rama:Odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vetëm në Kosovë, në Serbi “zero”

Rama:Odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vetëm në Kosovë, në Serbi “zero”

Në fjalën e tij në kuvend, Kryeministri Edi Rama ka mbështetur Presidentin e Kosovës Thaçi, pas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Duke vlerësuar veprimtarinë e UÇK-së në luftën e Kosvës, Rama tha se me këto veprime është përmbysur peshorja mes viktimës dhe xhelatit.

“Është një pjesë e një angazhimi për zhbërje të plotë të mbeteve komuniste në Ballkan që zanafillën nuk e patën as në Kososvë as mes shqiptarësh. Nuk ka luftë pa vendime të gabuara, pa gabime vetjake, pa lëshime të rastit, por asnjë nga këto nuk mund ta përmbysë peshoren e drejtësisë historike. Këto 21 vite janë të shënuara si ato vijat në lëkurën e qytetarëve të Kosovës. Pas 21 vitesh del një tekst që në mënyrë indinjuese vendos një shenjë barazie mes viktimës dhe xhelatit. Në fakt nuk vështë vendosur shenjë barzimi, por është përmbysur peshorja mes viktimës dhe xhelatit në luftën e Kosovës”, tha Rama.

Më tej Kryeministri  u shpreh se ndërsa në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi nuk është e njëjta gjë.

“ Një ndërmarje barbarie shtetërore e orkestuar nga Millosheviçi dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra të pambrojtura dhe nxorri me dhunë ushtarake 1 milionë shqiptarë nga Kososva brenda pak javësh. Nuk po i hy dëmeve të tjera psikologjike dhe materiale mbi një popull të tërë. Dhe tani kur lexojmë aty rreth 100 viktima? Ç’është kjo rreth 100 kur bëhet fjalë për një akuzë ndaj njerëzve që akuzohen për krime lufte flitet me rreth? Pse jo rreth 1 mijë ose rreth 50? Teksa ndodh kjo në nëntokën e Serbisë kërkojnë drejtësi, pasi në nëntokën e demokracisë marrin heshtjen e injorimit. Mijëra trupa të pajetë shqiptarësh me të cilëve unë nuk e di, ndjesë, të ketë patur ose të ketë ndonjë njoftim për ndonjë aktakuzë sepse nuk ka asnjë lloj tendence për akuzë në gjykatë speciale”.

Po të shofësh në pasqyrë Gjykatën Vendore të Kosovës dhe Serbisë lexon faktin se duket sikur në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit. Pasi nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi dhe në veçanti për krime ndaj Kososvës, zero! Një xhufkë, si ndonjë nishan në fytyrën e atyre që kërkojnë drejtësi ka cenuar parimin e të drejtës të luftëtarëve të lirisë”, tha Kryeministri./Opinion.al

Share: