Home KRYESORE Peticioni “për të Deklaruar George Soros Terrorist & për t’i Konfiskuar Pasurinë”,...

Peticioni “për të Deklaruar George Soros Terrorist & për t’i Konfiskuar Pasurinë”, Bëhet Viral!

Shtëpia e Bardhë shpalli një Peticion kundër miliarderit liberal, majtist radikal, George Soros dhe menjëherë Peticioni kaloi në më shumë se 215 mijë firma.

Peticioni bëhet për të shpallur leftistin ekstrem George Soros si “terrorist” dhe për t’i konfiskuar atij pasuritë (asetet).

Peticioni “Ne Njerëzit”, u publikua në faqen zyrtare (website) të Shtëpisë së Bardhë dhe kërkon që asetet e organizatave të Soros të konfiskohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara nën ligjin RICO.

Pasi Peticioni filloi të ndahet në faqe të Mediave Sociale, fushata kishte reagime si kurrë më parë dhe shumë shpejt, brenda pak orëve Peticioni është firmosur nga 216.158 patriotë.

Peticioni u bë nga Departamenti i Drejtësisë “për të deklaruar menjëherë George Soros-in, organizatat e tij dhe gjithë personelin e tyre, si terroristë të brendshëm”.

Kërkohet gjithashtu nga Departamenti i Drejtësisë që “të gjitha parusitë e tij personale dhe të organizatave të tij të konfiskohen dhe të kalohen në pasuri civile, publike, në duart e Qeverisë Amerikane”.

George Soros me vullnet të plotë ka kryer akte dhe ka financuar për destabilitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe dëmtimin direkt të ekonomisë dhe jetës sociale të nënshtetasve amerikanë. Ai ka krijuar dhe ka finanzuar me qindra organizata diskrete në SHBA dhe në të gjithë botën, me një qëllim të caktuar, duke përdorur taktika dhe metoda terroriste, duke kërkuar kolapsin e sistemit, për të përmbysur qeverinë konstitucionale të Shteteve të Bashkuara. Është një person që ka krijuar një influencë dhe potencë tmerrsisht të madhe brenda Partisë Demokratike, tek shumë persona që janë ende funksionarë në Qeverinë Federale, deri edhe në persona të Departamentit të Drejtësisë, dhe të gjitha këto na çojnë në bindjen që aktiviteti i tij është i mirëfilltë, aktivitet terrorist dhe asetet e tij duhet të konfiskohen dhe të kalojnë në pronë publike” – shkruhet ndër të tjera në Peticion.

Shumica e amerikanëve në Rrjetet Sociale e kanë quajtur dhe e quajnë tradhëtar të Amerikës dhe amerikanëve dhe e klasifikojnë Soros-in tek personat me rrezikshmëri të lartë./mast.al

Ja linku i Peticionit:

Link-u i Shtëpisë së Bardhë si më poshtë:https://petitions.whitehouse.gov/petition/declare-george-soros-terrorist-and-seize-all-his-related-organizations-assets-under-rico-and-ndaa-law

Share: