Nga Zamira Cavo
Dhe me ne fund, si gjithnje, partite duke “shqyrtuar” obsionet e tyre, rane dakord , per dekriminalizimin! Kjo do te thote se dekriminalizim nuk do te kete!
Mjaft u tallen me ne!
Partite egzistuese, qeverisese apo opozitare, jane kapur ne fyt nga interesat e krimit . Keto parti e kane mbyllur misionin e tyre “demokratik” . Ja sepse:
-Ne vitet “90” levizja studentore qe nisi dhe realisht u be motorii i ndryshimit te madh mbeti jashte lojes politike, pasi perfituesit real te asaj situate ishin antaret e partise se punes, qe dinin nga “sjellja politike partiake”.Ky lloje politikanesh mori ne dore jo vetem fatet e vendit ,por edhe “meriten” e te berit DEMOKRACI.
-Partite politike te krijuara sipas modelit te PPSH-nuk mund te vepronin ndryshe: u shnderruan ne “prona” te kryetareve te tyre. Demokracia u “fsheh” pas interesave te klaneve. Asnje Lidership partie nuk eshte interesuar per te krijuar lidershipin pasardhes. Sepse ketij soji u ka interesuar vetem Interesi personal.
-Realisht ne Shqiperi nuk funksionojne partite politike, por çetat e interesave”ekonomike! Shqiptaret sot nuk kane as parti te majte e as parti te djathte. Ne nuk perfaqesohemi me nga keto parti!
Mjaft me!
Dikush duhet tua ktheje besimin qytetareve. Une njoh shume njerez qe jane gati te sakrifikojne per ti vene fre te keqes egzistuese. Sikur te beheshin bashke keta zera, mesiguri Shqiperia do hynte ne rrugen e demokracise!