Home KRYESORE “Më kërcënoi fizikisht”,Osmani i drejtohet policisë pas debatit në kuvend

“Më kërcënoi fizikisht”,Osmani i drejtohet policisë pas debatit në kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar policisë, pas një përplasjeje që pati në seancën e së premtes në mbrëmje, ku po diskutohej projektligji për rishikimin e buxhetit të Kosovës. Pas një debati verbal të Kryetares së Kuvendit me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj në sallën e kuvendit, seanca u ndërpre.

Më pas, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Osmani tha se Kuvendi i kthehet punës të hënën në ora 14:00. Ajo njoftoi se ndaj deputetit Ukaj ka hapur rast në polici.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

Mosmiratimi i projektligjit të buxhetit nga ana e Kuvendit pamundëson zbatimin e Pakos Emergjente nga ana e qeverisë së Kosovës./Opinion.al

Share: