Home KRYESORE Kufijtë tokësorë të hapur, policia jep detaje për rregullat e lëvizjes

Kufijtë tokësorë të hapur, policia jep detaje për rregullat e lëvizjes

Policia e Shtetit ka informuar këtë të shtunë qytetarët lidhur me mundësitë e tyre për të udhëtuar jashtë vendit dhe situatën në pikat kufitare. Sikurse bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit, shqiptarët mund të lëvizin pa kufizime apo kërkesa specifike vetëm në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vijojnë të mbeten të mbyllur kufjtë për udhëtimin në zonën Shengen.

Informacioni i Policisë

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

  • me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.
  • me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
  • me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
  • me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

Share: