Një infermiere arriti të merrte në krahë dhe të mbronte tre bebe të porsalindura, duke i nxjerrë jashtë një spitali të prekur nga shpërthimi i së martës në Beirut. Kështu ka treguar për Cnn arab fotoreporteri Bilal Jawich, i cili tha se ndodhej në banesën e tij kur ndodhi shpërhtimi.
“Ndoqa tymin dhe mbërrita në portin e Beirutit” tha ai duke shtuar se intuita profesionale e bëri që të shkonte në spitalin “Al Roum” në zonën e Ashrafieh.
Ajo që ai pa ishte e jashtëzakonshme. “U emocionova kur pashë infermieren që mbante tre të sapolindur, krejtësisht e qetë dhe në kontrast me gjithë atmosferën që zhvillohej vetëm 1 metër më tej. Disa të vdekur shtriheshin pranë saj”, tha Jawich për CNN Arab.
Jawich tha se më pas, infermierja i kishte treguar se ajo vetë ndodhej në maternitet kur ndodhi shpërthimi. I kishte thënë se kishte marr një goditje dhe kish humbur ndjenjat dhe më pas, e gjeti veten duke mbajtur bebet në duar. Por jo të gjithë kanë qenë me kaq fat në këtë spital. George Saad, menaxher i katastrofave për spitalin, tha se 12 pacientë, 2 vizitorë dhe 4 infermierë humbën jetën në incideetin e së martës, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike. 80% e spitalit dhe 50% e pajisjeve të tij janë shkatërruar tashmë./Opinion.al