Nga Beskida Aliaj
shoh nga pyetjet qe behen qe ka akoma paqartesi ne lidhje me moshen e pensionimit 67 ose 71 vjec, prandaj po perpiqem t’ju sqaroj akoma me mire.
Perqendrohuni! 👂🔊
Besoj se te gjithe e dini qe duhen 20 vite pune ne Itali per tu futur ne skemen e pensioneve dhe per ta perfituar nje pension te pjesshem. 20 vite pune te plota dhe jo part-time. Kush e arrin masen e pensionit mbi 690 euro sipas formules pension social x 1.5 here 460 Euro here 1.5 =690 euro.
Por mendoj qe 20 vite pune shumica prej jush nuk i ka. Pse?!! Sepse keni punuar ndonje vit ne te zeze dhe keni humbur vite kontributesh. Eshte e vertete?
Atehere cfare ndodh me ju qe nuk i keni kapur 20 vite pune, por i keni mangut?
Disa prej jush kane 5 vite, 6, 7….. disa te tjere 12, disa 17 ose 19…
Atehere ju gjendeni ne nje situate te veshtire ku do t’ju duhet te zgjidhni mes 3 alternativa 🤦♀️🤦♂️ o Zot! Kur do na lirosh nga hallet?!
Alternativa e pare.
Kur te mbushni moshen 67 vjec meqe keni vetem 5-19 vite do te kerkoni pension social. Cfare eshte ky pension? Nga vete fjala “social” eshte “dhurate” nga shteti italian per ju qe nuk keni nga asnje dite pune deri ne 19 vite qe nuk ju lejojne te merrni pension pleqerie. Por, kjo dhurate e bukur ka kushtet e veta. Per ta marre kete dhurate duhet te keni 10 vite rezidence efektive dhe pa shkeputje ne Itali, te keni karte soggiorno dhe kryesorja nuk duhet te largoheni nga Italia me shume se 1 muaj ne vit.
Alternativa e dyte.
Nqs keni nga 5 deri ne 19 vite pune mund te merrni pension PLEQERIE ( ❌ pra jo social) ne moshen 67 vjec nqs ktheheni ne Shqiperi dhe po patet punuar pas vitit 1.01. 1996 me sistemin kontributiv.
O sa bukur! A jo, edhe aq bukur nuk eshte!
Kjo sepse dardha ka bishtin mbrapa. Per tu kthyer ne Shqiperi duhet te lesh rezidencen ne Itali, pra ta heqesh rezidencen italiane. Por, kur nuk ke zgjidhje tjeter cfare do te besh? Asgje. Do e lesh rezidencen sepse e ke humbur punen, sepse je ne shtepi me qera dhe me nje pension social plus minus 500 euro nuk e paguan dot edhe qerane edhe te hash buke. Cfare zgjedh te besh? Kthehesh ne shtepine tende ne Shqiperi dhe fillon te jetosh me pensionin shqiptar plus me pensionin italian qe ta ka nxjerre Beskida juaj, si punonjesja shembullore qe po plaket ne zyren e Patronato Inas Cisl 👏👏👏
Alternativa e trete .
E dhimbshme 😢. Nqs ke nga 5-19 vjet pune dhe ke punuar pas dates 1 janar 1996 me sistemin e paster kontributiv dhe do ta ruash me fanatizem rezidencen italiane dhe, nuk iu ve faj per kete sepse ne kete moshe iu duhet mjekesia italiane falas atehere duhet te prisni moshen 71 vjece 😱.
Ne kete moshe merr edhe pension pleqerie ( pension merite e quaj une sepse e ke merituar, ke punuar me djerse nga 5 vjet deri ne 19 ) plus qe e ruan edhe rezidencen. Pra ka edhe “akullore” edhe “çokollate”.
😁 Lum ata qe i kane bere 20 vite pune dhe nuk jane te detyruar te bejne nje nga keto 3 zgjedhjet qe permenda me lart.
😭Mjere ata e kane filluar pune para 1 janar 1996 se jane te djegur. I ka kapur sistemi i poshter retributiv. Fatkeq. Ata nuk do marrin kurre pension as me 5 dhe as me 19 vite pune. Deri sa te futemi ne BE ose deri sa te behet marreveshje per pensionet ( qe une e enderroj nate e dite per ju).
Po patet pyetje ose s’keni kuptuar asgje, mua ketu me keni e me bombardoni me pyetje 💪
Shenim shtese :
Kush i ka mangut 20 vite ka mundesi edhe te beje kontribut vullnetar pra ti paguaje nga xhepi ato vite mangut si per shembull ke 18 vite dhe per te arritur 20 vite mund ti paguash vete ato dy vite. Jane shume leke , po sa shume?
Kjo varet se sa i ke pasur kontributet se fundmi. Nqs ke paguar shume do paguash prape shume euro. Nqs ke pasur kontribute te ulta do paguash pak vullnetar. Edhe kjo eshte alamet zgjidhjeje per bossat 😎qe kane leke .
Dhe se dyti duhet te kesh rezidence ne Itali kur derdh kontribut vullnetar dhe jo te gjithe e kane kete lluks.
Sa e sa pensionista jane ne Shqiperi dhe nuk kane mundesi te kthehen ne Itali e ti paguajne se e kane humbur rezidencen ? 🤷♀️
Kujdes ! Mos i besoni verberisht cdo gjeje qe ju thote INPS. Mos e hani sapunin per djathe! Sepse INPSI nuk ua thote te gjitha te drejtat qe keni.
Per shembull.
Ju ka thene qe po u kthyet ne Shqiperi keni mundesi te merrni pension me 5 vjet e siper pune?
JOOO! E pse jo?
Sepse INPS nuk eshte aq “budallaqe” qe tua thote kete dhe te merrni pension ju. Prandaj behuni te zgjuar dhe informohuni sa me shume. Lexoni sa me shume dhe me pyesni sa me shume.
Informacioni eshte PUSHTET!
* Beskida Aliaj është përfaqësuesja e zyrës Patronato Inas Cisl Albania