Home KRYESORE Froni i Perendive! Tomori, aty ku Zoti flet shqip.

Froni i Perendive! Tomori, aty ku Zoti flet shqip.

“Pa Atdhe nuk ka Fe” (Profeti Muhamed).

Nga Azgan Haklaj

Perpara se grekët e lashtë të krijonin zotat dhe të mitizonin Olimpin si fron të Perendive Mali Zot i Tomorit, apo Baba Tomori siç shprehej poeti jonë rilindas Çajupi, ishte një nga tempujt me të shenjtë e më të njohur të Botës qe nga epoka pelazgjike.Vazhdimësia e adhurimit të këtij tempulli madhështorë të besimit e të natyrës nga shqiptarët, tregon jo vetëm autoktoninë e racës Pellazgo-Iliro-Arbërore, por njëherësh edhe faktin kuptimplotë se stërgjyshërit tanë janë pellazgët hyjnorë, siç shpreheshin për ta mendjendriturit e Rilindjes Kombëtare.Ata patën krijuar që në krye të herës një marrëdhenie speciale e të drejtëpërdrejtë me Zotin e dheut, të cilin grekët e vjetër të ardhur shumë shekuj më pas, në territorin ku dikur lulëzonte jeta, kultura dhe civilizimi pellazgjik e tjetërsuan me dinakëri në Zeus dhe e vendosën me seli në Olimp.

Tomori i vendosur në kërthizën e trojeve të stërlashta Pellazgo-Ilire, është faltorja ku të Parët tanë i blatonin lutje dhe dhurata Krijuesit të Gjithësisë.Kulti i 12-të perendive pellazge ishte aq frymëzues për Aleksandrin e Madh, nëna e të cilit Olimbia ishte bijë e Mollosëve, fis epriot, sa në përfundim të fushatës së tij triumfuese në lindje ky Perandor e strateg gjenial i racës tonë ngriti në Indi një panteon madhështor në përkujtim të tyre.

Si Kryekult i  historisë të besimeve tona Baba Tomori gërsheton më shumë se cilido vend tjetër vazhdimësinë dhe shtresëzimin e besimeve nga ai pagan, paleokristian dhe së fundmi Bektashizmin,të themeluar nga Ilministi Hyjnorë Haxhi Bektash Veliu.

Bektashizmi Shqiptar u identifikua që në lindje si një fe kombëtare, i cili me figurat më të shquara të tij dhe përmes tempujve e diturisë mbajti të ndezur pishtarin e lirisë e të dashurisë për Atdheun.Nuk është rastësi që vëllezrit Frashri së bashku me Pashko Vasën konsiderohen me të drejtë etërit e nacionalizmit e të Rilindjes Kombëtare.

Vellezrit Frashëri, Faik Konica, Ismail Qemali, Aqif Pashë Elbasani, Murat Toptani e të tjerë ideologë e prijës të lirisë të dalë nga gjiri i Komunitetit Bektashian janë krenaria jonë dhe ballina e historisë tonë kombëtare.Asnjë besim tjetër nuk e ka bërë të vehten shprehjen profetike të Pashko Vasës;”Feja e shqiptarit është shqiptaria”, siç e ka bërë Komuniteti Bektashian.

Flamuri Shqiptar, Kuqezi shpaloset madhështorë në   Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ne Tiranë, ashtu si në objektet e kultit të saj në mbarë trojet etnike të Kombit Shqiptar.

Tomori është kështjella e pamposhtur e lirisë e historisë kombëtare dhe e identitetit tonë etnik.Aty është qendra e gravitetit të nacionalizmit shqiptarë.

Dhjetra perandorë i kanë rënë kryq e terthor  Shqipërisë dhe Ballkanit. Kanë ikur dhe janë varrosur në germadhat e historisë pa ja arritur dot të zhdukin dhe të asimilojnë gjuhën tonë hyjnore, gjuhën me të cilën vetë Zoti ju flet në këtë tempull madhështor mbarë njerëzimit.

” Aty ku është shpirti i Zotit, aty është liria”, thotë një fjalë e urtë latine.Liria e Kombit Shqiptarë ka selinë ketu në Tomor.Strategët dhe mbretërit e ndritshëm ilirë, Bardhyli, Pirro, Agroni e Teuta  i faleshin Tomorit dhe e adhuronin si Fron të Zotit. Perandorët ilirë të Romës dhe shenjtorët kristianë të trojeve tona e njihnin më së miri dhe evokonin me krenari historinë e tij.

Historia më e lashtë e Shqipërisë rrotullohet rreth Tomorit Hyjnorë, rreth Malit-Zot, ashtu siç rrotullohet toka rreth boshtit të sajë.Baba Tomori është kryefjala dhe kallzuesi më autentik i gjenezës shqiptare. Aty gjendet kulmi, shkelqimi i lavdisë, shenjtërisë dhe madhështisë të Kombit Shqiptarë.Nga ky kulm i lartë mund të shohësh larg e thellë, të çash mjegullnajën e kohës e tisin e hapsirës, të fluturosh si shqiponjë dodoniane, zeusiane .Edhe pse koha me largësinë e saj kërkon ta zvenitë këtë madhështi, konturet e tempullit të lashtë gjithnjë rriten në horizont.Emrat e tempullit të lashtë të Tomorit e Dodonës pellazgjike, e cila u ba orakulli i Zeusit, Perendisë më të fuqishme të mitlogjisë greke dokumentohen herët në histori.

Në poemat e Homerit ata janë versnikë, binjakë. Tek Iliada citojmë:”O mbret, Zeus, Dodonas pellazgjik, që banon larg, duku sunduar Dodonën ( Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të egër”. Historiani Aravantioit në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859 nënvizon:” Dodona ishte qendër pellazge, parahelene, shumë me e hershme se gjuha, perenditë dhe mitologjia greke.

Ketë konstatim e kanë pranuar edhe autorët më të zeshëm helenë. Babai i historisë greke, Herodoti apostrofon faktin se:” Faltorja e Dodonës është më e vjetra mbi dhe”, pra më e lashta dhe aty vinin blatime nga të gjithë popujt e Evropës që ndodheshin në veri të Ilirisë.Hesiodi në poemën “Carmina” përshkruan Hellopinë dhe e cilëson si atdheu i Dodonës. Ai pohon se:” Dodona dhe lisi ishin qendrat e pellazgëve”.

Pseudo Skylasi, Tuqiditi, Klod Ptolemeu, Tit Livi deshmojnë se “elejtë”, fis epiriotë, përkatësisht Ilirë u përhapen në Italinë eJugut.Eskili shekulli i V p.e.s tek ” Prometeu i lidhur” na thotë:” Kur të keni arritur në tokën e molosëve të Dodonës,së sipërme ka një orakull dhe tempull të Jupiterit Thesprot.

Ai pohon se tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë që është Tomori i sotëm.Rilindasi Sami Frashëri  shkruan se edhe në kohët me të qytetëruara të Grëqisë, tempulli i famshëm i Dodonës, që gjindej në Epir u përkiste pellazgëve.

Priftërinjtë, që sherbenin në tempull, dhe popullsia rreth tij flisnin gjuhën e pellazgëve. Vizitorët që vinin nga krahinat greke merreshin vesh me përkthyes. Priftëreshat e faltores së Dodonës ( Tomorit të sotëm) nuk flisnin helenisht.

Në mitilogji thuhet se të gjithë njerëzit që vinin nga të gjitha anët e botës kerkonin të dinin parashikimin e fatit të tyre.Tri gratë që permend Straboni lidhen me emrin e fisit “Graik”, ” Gratë”qe gjendeshin në Epir. Fjala gra është vendase, pellazge, shqipe.Babai i historisë greke Herodoti thekson një fakt të madh shkencorë për tempullin më të lashtë të Botës.” Dodona është ndërtuar nga banorët vendas të Epirit, prej kësaj vatre, tradita e shenjtërisë së Zeusit është perhapur në drejtim të Greqisë sotme e më gjërë.Në këtë Mal-Zot kremtohet festa e Abaz Aliut, heroit të Luftës së Qerbelasë figurë emblematike e Pelegrinazhit Botërorë e gërshetuar me mitin e Dodonës me dt 20-25 gusht të çdo viti.

Emri i Abaz Aliut lidhet me historinë dhe legjendën se si ai ka ardhur në Tomor. Rilindasi yni i Madh Naim Frashëri në poemën Qerbelaja thotë:” Abaz Aliu zu Tomorë Erdhi afer nesh Shqipëria s’mbetet e gjorëSe Zoti e desh”.

Heroi i luftës së Qerbelasë trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme dhe prej këtej për pesë ditë shkoj në altar prandaj dhe Peligrinazhi i Malit të Tomorit që nga koha e  ardhjes së Abaz Aliut , kremtohet nga dt 20-25 gusht për pesë ditë rresht të qëndrimit dhe largimit të tij.Ditët e Tomorit janë ditë blatimi dhe lutjesh për Perenditë, janë ditë perkushtimi dhe flijimesh, për çdo njeri  pavarësisht çfarë besimi ka.

Ky pelegrinazh tashmë i përvitshëm ka marrë përmasa botërore.Në Tomor, ne Olimpin Shqipëtarë, Perendinë e ligjësisë, selinë e zanave të maleve siç e quan poeti ynë Naim Frasheri tek “Bagëti e bujqësia” apo hija e Tomorit, ndryshe Perendia e Tomorit tek ” gjahu i malësorëve” të Kristoforidhit vijnë pelegrinë bektashinjë nga gjithë hapsira etnike shqiptare, por edhe nga e gjithë bota.

Autori shkruan për atë kohë kur ende nuk kishte lindur Krishti as Muhamedi.Ky kult nacional u kthye në kult i letërsisë romantike  shqiptare.Per të kanë shkruar edhe Ndre Mjeda, Asdreni, Hil Mosi. Baba Tomori u ba muza e Rilindjes Kombëtare. Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta na sjell betimin solemn tek Iliada Shqiptare, Lahuta e Malësise:”Mbi Bigë të Shalës e në Mal të Tomorit”. Në këtë Mal-Zot organizohet edhe Peligrinazhi Ortodoks i 15 gushtit.

Jo larg prej ketu janë trojet e Qypryllinjëve të kësaj dinastie të shquar, nga radhët e të cilës dolën kryeministrat, burrështetas e reformatorë të mëdhenj, të cilët ngritën Perandorinë Osmane në apogjeun e sajë dhe lanë gjurmë të thella në histori.Vetë Mustafa Qemal Ataturku, babai i Turqisë moderne kur Kryegjyshata Botërore Bektashiane u vendos me selin në Tiranë, i është shprehur një diplomati të huaj se;” Bektashizmi eshtë kurora e artë e Islamizmit dhe ajo i takon Shqipërisë.

Poeti ynë Naim Frashëri ideolog i bektashizmit, i atdhedashurisë e njëherësh patriark i kulturës tonë me postulatin memorial:”Ti dritë që lind andej nga perëndon e ka konstruktuar bektashizmin si një besim thellësisht atdhetarë, kombëtarë dhe evropian njëherësh.Nëse toleranca fetare është kryevepra e civilizimit  dhe humanizmit shqiptarë, kontributi i udhëheqësve të klerit dhe liderëve shpirtërorë të bektashizmit eshtë i dorës së parë dhe i një rendësie historike për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Tre dekada më parë Nanë Tereza e bekoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe u perqafua si motra me vëllanë me Haxhi Dede Reshat Bardhin. Këta bij të pavdekshëm të shqipes janë shenjtorët më të ri të Racës Arbërore. Nënë Tereza dhe Reshat Bardhi këta banorë të përjetshëm të parajsës janë simbolet me të ndritura jo vetëm të unitetit shpirtërorë por dhe kulturorë e politik të Kombit Shqiptarë.

Bektashizmi dhe Shqipëria janë një dhe të pandarë Ashtu siç eshtë trinomi ynë, gjuha kombi dhe flamuri.Eshtë nderi dhe privilegji më i madh që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore eshtë sot dhe përjetësisht në Tiranë në Kryeqendrën e Kombit Shqiptarë.

Shpirtëndrituri Dede Reshati e pat bekuar Flamurin Shqiptarë që forcat tona të armatosura e shpalosën me krenari në misionet paqeruajtëse në Afganistan, në Irak, por edhe  Flamurin Amerikan si simbol të Atdheut të lirisë. Ky është mesazhi i Bektashizmit Shqiptarë. Paqe, harmoni, tolerancë, vllaznim. Bashkim në një shtet Komb të orientuar nga vlerat evropiane, të lirisë, demokracisë dhe progresit.

“Pa Atdhe nuk ka Fe”” jetëgjatësia e një populli  varet nga jetëgjatësia e trashëgimisë shpitërore të tij ” thoshte Profeti Muhamet. Ndihemi krenarë që kemi tempullin më të lashtë të botës, Dodonën pellazgjike, Tomorin e sotëm, orakullin dhe faltoren e Zeusit, Perendisë më të fuqishme të mitologjisë greke dhe se prejardhja e tij eshtë prej trojeve tona, prej parardhësve tanë e dokumentuar dhe e pranuar nga studiuesit e botës por edhe nga vetë ata helenë.

Share: