Nga Dritan Broka*
Sa më shpejtë duhet të procedohet me lënien të lirë të të ndaluarve nga policia në protestën te liqeni dhe të merren masa ndaj komponentëve të dhunës në rradhët e policisë .
Keqardhje për Policinë, paguhen nga taksat tona dhe reagojnë në atë mënyrë agresive ndaj protestuesve, në vend që të ruajë qetësinë dhe të manaxhojë situatën.
Duke iu referuar rastit të anëtarit tonë të “Forca Rinia”, z.Isa Myzyraj, i cili humbi ndjenjat në protestën e sotme. Myzyraj sipas idesë dhe qëndrimit të tij vetjak, së bashku me studentë e qytetar, protestojnë për atë që i duket më e mirë për qytetin e tyre si qytetar të një Shteti demokratik.
Dënojmë dhunën e ushtruar nga policia!
Zgjidhja në këtë rast është bashkëbisedimi e transparenca. Jam i sigurtë që Bashkia e Tiranës përsëri, do të sqaroj protestuesit dhe do të shpjegoj që projekti nuk dëmton parkun.
Sugjerojmë përsëri që palët të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen në të mirë të qytetit tonë,sepse në fund të fundit ky është thelbi.
#Pro_ndërtimit_të_parkut_për_fëmijët
#Kundër_shkatërrimit_të_parkut_të_liqenit
*Autori eshte kryetar i Forca Rinia