Home Gjeo-Ekonomia Rama tregon dy rrugët që ka Shqipëria përballë Greqisë

Rama tregon dy rrugët që ka Shqipëria përballë Greqisë

Duke folur për çështjen e detit dhe mundësinë e një marrëveshjeje me Greqinë, Kryeministri Rama tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se Shqipëria dhe Greqia kanë dy mundësi për të zgjidhur çështjen e detit mes tyre.

“Ka dy rrugë: Ose t’i besojmë një pale të tretë që është përdorur si praktikë dhe nga vende të tjera. Që dy shtetet i drejtohen një shteti mik, ku kërkojnë një arbitrazh jo formal. Ose shkojmë në një arbitrazh dhe paraqesim të dyja vendet tona. Sepse klubet e peshkatarëve në të dyja vendet do të peshkojnë milet që do të akuzojnë për tradhti. Ne e kemi më të fortë klubin e peshkatarëve”, tha Rama duke iu referuar opozitës në përcaktimin e fundit./Opinion.al

Share: