Home KRYESORE Hapini listat dhe dëgjoje zëri e shumicës z. Kryeministër!

Hapini listat dhe dëgjoje zëri e shumicës z. Kryeministër!

Nga Azgan Haklaj

Listës së mbi pesëqindmijë shqiptarëve, të cilët nuk i duruan dot zollumet, shkatërrimin e demokracisë, uzurpimin e shtetit të së drejtës, instalimin e regjimit  totalitarë, vjedhjen e votës, varfërinë, qeverisjen e korruptuar, por u detyruan ta braktisnin vendin e tyre ju shtuan dhe dy ministria jeniçerë të Sulltanit, të cilët e lëshuan frontin.

Tefta e arsimit u largua dhe të njëjtën gjë po ban edhe Kadriu i Ministrisë së Brendshme, i cili siç duket nuk deshiron të gjykohet nga partia tënde z Rama, siç ngjau me paraardhësin e tij të viteve 80-të, i cili u bë kurban nga Sulltani i vet Enver Hoxha. 

Z Kryeministër po ju drejtohem sot me dt 16- të shtator, e cila është dita e jubileut të Konferencës së Pezës dhe ju jeni si trashëgimtar i partisë që e vodhi dhe e tjetërsoj këtë ngjarje historike, vepër të nacionalistëve shqiptarë. Ju që keni guxuar të demonstroni në përvjetorët e saj si trashëgimtari politikë i diktatorit me portretin e tij duhet të reflektoni thellë e të nxirrni mësimet e duhura.

Dhunimi i votës së lirë është gurëthemel i diktaturave.Që aty merr fund kontrata mes njerëzve të lirë dhe një pushteti, i cili bëhet nul dhe ilegjitim, në aspektin moral dhe njerëzor.

A e legjetimuan diktaturën komuniste zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945 e neodiktaturën e rilindjes zgjedhjet moniste të 30- të qershorit të vitit të kaluar?!

Sinjalet e para që ju dhanë me dekleratat e tyre publike Llesh Kimiku dhe Hyrremi i Ministrisë së Arsimit e cila edhe iku tashmë, tregojnë qartë se në kampin tuaj të rilindjes kanë filluar dezertimet, shenjë e qartë kjo se për një kohë të shkurtër ju do të mbeteni krejt vetëm, si dikur Haxhi Qamili.

Nëse deshironi vertet të mbaheni mend për diçka të mirë për vendin tënd, ku u bëre Sulltan e milioner hapi me ligj njëqind për qind listat e votimit të deputetëve e mos u fsheh pas kotave gjinore, në mënyrë që populli sovran të ketë mundësi që nëpërmjet zgjedhjeve të lira të delegojë pushtetin e tij tek përfaqësuesit e vet, tek ata njerëz që ka besim.

Ka ardhur koha për t’i dhënë fund politikës dy fytyrëshe e të shëmtuar të këtyre viteve, e cila në vend të transparencës e gjithëpërfshirjes ka prodhuar kulisa e marrveshje të fshehta e imorale.

Z Kryeministër ka ikur koha e sundimtarëve dhe gangsterëve politikë.Kujtohu pak se burrështetasit më të mëdhenj europianë të shekullit të XX-të Çurçilli, De Goli e Kancelari Helmut Kohl e kanë lexuar mesazhin e qytetarëve të tyre dhe kanë ditur të hapin krahun.

Edhe vetë diktatori Franko i hapi rrugë demokracisë në Spanjë dhe hipi në fron familjen mbretërore.Ju akoma mburreni se je miku e kumbara i Erdoganit.Është zgjedhja jote.

Dy ditë më parë admiralët e tij u larguan me bisht ndër shalë nga Deti i Mesdheut Lindor të detyruar nga Zoti i detërave dhe i tokës Donald Trump.

Tani është koha juaj të kuptoni se cili është fundi i uzurpatorëve të pushtetit.

Share: