Home KRYESORE Emrat/ Deputetët e opozitës që votuan pro dhe kundër ndryshimeve të Kodit...

Emrat/ Deputetët e opozitës që votuan pro dhe kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor

Parlamenti ka miratuar sot Kodin e ri Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 vota abstenim kurse 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Grupi parlamentar socialist votoi i gjithi në favor të ndryshimeve ndërsa përçarje pati në grupin opozitar.

Përveç votave të mazhorancës qeverisëse, ligji i ri zgjedhor ka marrë vota dhe nga deputetë të opozitës parlamentare.

Ata janë: Klajdi Qama, Eugen Bojaxhiu, Reme Lala, Aurora Mara, Krenar Rryçi, Lefter Koka, Dritan Bici, Elena Xhina, Enver Roshi, Arben Elezi, Nimet Musai, Robert Bitri, Ediola Braha, Vasil Sterjovski, Arlind Çaçani, Nikolin Staka, Edmond Rrushi, Ylli Shehu, Edmond Stojku, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Selami Jenisheri

Mes votave kundër bien në sy ato të grupit parlamentar demokrat i drejtuar nga Myslym Murrizi ndërsa deputetja Rudina Hajdari nuk mori pjesë në votim.

Kundër:

Adriatik Alimadhi, Amra Barova, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Ralf Gjoni, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Korab Lita, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Halit Valteri

Abstenim:

Edlira Hyseni, Halil Jakimi, Ervis Meço, Kostaq Papa, Albana Zeneli

Nuk kanë votuar:

Rudinaj Hajdari, Enada Kapllani (Koçiraj), Ligoraq Karamelo, Andi Përmeti, Koçi Tahiri, Besnik Troplini

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk lejojnë krijimin e koalicioneve parazgjedhore me lista të veçantë, ndërsa pragu elektoral është vendosur 1%./ Opinion.al

Share: