Home KRYESORE Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, nga 1 nëntori...

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, nga 1 nëntori zgjedhin vetë se kur…

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Një lajm i mirë vjen nga Athina,ku ambasada shqiptare në Athinë,njofton se  nga data 1 nëntor,emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi,do të zgjedhin vetë ditën dhe orën për t’u paraqitur në ambasadë dhe konsullat tona në vend,për të marrë shërbimet.

Lajmi bëhet publik prek konsulles Joana Zhonga, e cila sqaron se përfaqësia jonë diplomatike është ndoshta e vetmja përfaqësi e një shteti në botë,që punon me dy dhe tre turne duke i shërbyer deri në 800-1000 emigrantëve në ditë.

Sipas konsullës Zhonga, që prej majit të këtij viti,shërbimet konsullore jepen me orar të zgjatur,pikërisht për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve,të akumuluar gjatë afro 2  muajve të mbylljes se shërbimeve konsullore për shkak të pandemisë Covid 19.

Zhonga sqaron se ministria e jashtme ka shtuar staf në ambasadë dhe konsullatat tona,ndërsa për herë të parë që prej nëntorit do të aplikohet një shërbim pilot,për tju ardhur në ndihmë emigrantëve që banojnë në ishujt e shumtë të vendit.

Kështu,që prej nëntorit,një  grup punonjësish të zyrës konsullore,do të stacionohen për disa ditë në Heraklio të Kretës, ku do të ofrojnë shërbimet konsullore,aplikimet për pasaportë dhe karta identiteti në ishullin më të madh të vendit, ku jetojnë më shume se 12500 emigrantë shqiptarë të ligjshëm.

Nëse ky projekt do të ketë sukses, atëhere do të shtrihet në të gjitha zonat e vendit.Në ketë mënyrë, emigrantët që punojnë në periferi të vendit,nuk do të jetë e nevojshme të udhëtojnë drejtë Athinës, Janinës dhe Selanikut, duke kursyer kështu kohë dhe para nga të ardhurat familjare.

Me qëllim ardhjen në ndihmë të emigrantëve që nuk kanë mundësi ose që nuk njohin kompjuterin,aplikimet do  të kryhen tërësisht falas pranë zyrave të ambasadës dhe konsullatave në Selanik dhe Janinë,ndërsa po punohet për rinovimin e infrastrukturës,me qëllim dhënien e shumë shërbimeve on line dhe nëpërmjet telefonit.

Sipas Zhongës, ndërhyrjet në mënyrën e aplikimit dhe riformatimi i stafit dhe shërbimeve të shërbimit tonë diplomatik,ka dhëne rezultate të frytshme deri tani.

Kështu,që prej 27 korrikut të këtij viti dhe deri sot,janë kryer 24.000 aplikime, dhe janë shpërndarë më shumë se 20.000 pasaporta dhe karta identiteti.

Në korrik të këtij viti,ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj,shkarkoi gjithë stafin e ambasadës shqiptare në athinë, për performancë të dobët dhe korrupsion të lartë,për të emëruar më pas ambasadoren e re Luela Hajdaragaj, e cila pasi është dekretuar pa shumë bujë prej presidentit Meta, do të marrë detyrën e re të hënën 12 tetor.

Top Channel

Share: