Home Approccio Italo Albanese Historia e Bankës së parë Kombëtare në Shqipëri dhe një opinion

Historia e Bankës së parë Kombëtare në Shqipëri dhe një opinion

Nga Irena Beqiraj

A e dini se Banka e parë Kombëtare ( qëndrore dhe tregëtare ) Shqiptare u formua me 75% kapital italian dhe 25 % kapital Serb Zvicerian dhe Belg.

Një përpjekje e nisur që me qeverinë e Ismail bej Vlorës në 1913 por që realizua më 15 Mars 1925, me nënshkrimin e marrëveshjes së Bankës Kombëtare Shqiptare , nga Mario Alberti, si përfaqësues i grupit financiar italian dhe nga Mufid Bej Libohova, Ministri i Financave dhe i Jashtëm shqiptar, që përfaqësonte shtetin shqiptar.

Kushti i parë dhe shumë përcaktues ishte mënyra në të cilën do të shpërndaheshin kapitali i saj , ekuivalentë me 12.5 milion franga ari. Për të “ruajtuar pavarsinë “ Jo vetëm që qeveria shqiptare u ndalua të kishte aksione në këtë bankë , por pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë u vendos gjithashtu në një maksimum prej 49 përqind, dhe 51 % të aksioneve do ti mbanin autoritetet financiare italiane. Por kishte banka në vende të tjera (Belgjikë, Zvicër dhe Jugosllavi) të cilat gjithashtu kishin interes në këtë ndërmarrje dhe nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin.

Për arsye politike këto vende nuk mund të injoroheshin , por, nëse një kuotë e caktuar e aksioneve do t’u ndahej atyre nga kuota 51% që mbahej nga italianët , shqiptarët do të përfundonin si aksionerë të shumicës dhe rrjedhimisht menaxhues të bankës

Megjithëse Italianët kishin hedhur poshtë poshtë këto përpjekje kryesisht të Jugosllave , me arsyetimin se, me bekimin e Lidhjes së Kombeve, interesat e Italisë tani kishin përparësi, nuk ja arritën që pjesmarrja e Jugosllavëve, Zvicerianëve dhe Belgëve në bankë të ulej poshtë 25% përqind

Kjo pjesmarje e bankave Jugosllave Belge dhe Zviceriane u krye në kurriz të 49 % të aksioneve të rezervuara në Marrëveshje për Shqiptarët e cila u zvogëlua me bashkepunimin e shqiptareve.

Udhëzime të qarta për këtë qëllim u dërguan nga Mussolini në 30 Mars tek Ministri Italian në Durrës . Sipas sipas këtyre udhëzimeve , 30 përqind e kapitalit aksioner të shqiptarëve do të alokohej për shqiptarët që jetonin në Itali, ku nuk mungonte Emri i Eqerem LIbohovës i i cili ishte Ambasadori shqiptar në Itali dhe vëllai i Mufid Libohovës ë. Kjo përqindje sic shpehet edhe i Ngarkuari me Punë për Zyrën e Jashtme Britanike në Shqipëri përfundoi në duar të italianëve.

“Unë kam pak dyshim që aksionet e nënshkruara nga shqiptarët do të dalin shumë shpejt në treg dhe se italianët do ti blejnë ato”, 19% i mbetur do të duhej të blihej nga Shqiptarët në Shqipëri të cilët nuk ishin mësuar të shikonin përtej gardhit të tyre, supës së darkës .

Të prapambetur dhe mungeses së njohurive, duke e konsideruar veten të pafatë, edhe nevojtarë, i ruanin paratë në sunduk apo të varrosura në oborr shqiptarët jo fare cuditërisht nuk u paraqitën për të blërë qoftë edhe një akson të kësaj banke. Rezultati 25 përqind e kapitalit ju alokua bankave jugosllave, zvicerane dhe belge, 75 përqind mbahej direkt ose indirekt nga Italianët .

Shqiptarët kështu lanë në dorë të italianëve drejtimin e politikës moneteare e cila u orjentua më shumë drejt stabilitetit sesa zhvillimit. Sipas mendimit të Pernack, “ politikat monetare dhe të kreditit të ndjekura nga Banka Kombëtare e Shqipërisë tregojnë se ajo nuk ishte aq e interesuar për një politikë e cila siguronte rritje ekonomike por për stabilitetin e vlerës së monedhës dhe rritjen e përfitimit të Bankës. Qasja e kujdesshme e bankës emetuese, sipas Pernack, “frenoi qëllimisht rritjen e një sistemi adekuat të kreditit dhe nevojave për kapital në vend, duke e lënë Shqipërinë një vend të prapambetur dhe të pazhvilluar ekonomikisht”.

Shumë tregon historia ekonomike e ndihmës së huaj në Shqipëri. Nga statusi i nevojtarit sot nuk do të na nxjerrin abasadorët që na kanë zënë ekranet e televizorëve…

Share: