Home Approccio Italo Albanese Tingujt e Morricone në kala/ Koncert në Gjirokastër me muzikën e kinemasë...

Tingujt e Morricone në kala/ Koncert në Gjirokastër me muzikën e kinemasë italiane

Ennio Morricone dhe muzika e filmit” ishte eventi që përmbylli një javë intensive kulturore në Gjirokastër. Tingujt më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore kompozuar nga Morricone u sollën në një prej galerive të kalasë së qytetit prej artistëve italianë pianistit Aliano Frediani dhe sopranos Simona Bertini.

“Duke qenë një kështjellë akustika është perfekte që i bëjnë tingujt të perceptohen më qartë dhe më me emocion”. “Ishte e pabesueshme sepse interpretuam në një kontekst plot histori, memorie dhe traditë. Jetojmë ditë shumë të vështira, kemi shumë kohë pa dalë në skenë dhe sot na bashkoi këtu Morricone.” Eventi solli muzikë nga filma të njohur për publikun në Shqipëri si ”Për ca dollarë më tepër”, ”Misioni”, ”Na ishte një herë Amerika”, ”Oktapodi” dhe filmi “Leonor”. Konsullja italiane në Vlorë tha se Gjirokastra është destinacion i preferuar i turistëve italianë ashtu si Morricone pëlqehet nga të gjithë.

“Me eventin kemi dashur ti bëjmë homazh një kompozitori të madh të muzikës së filmit që na mungon prej pak kohësh. Pikërisht Gjirokastra e preferuara e vizitorëve italianë mbyll edhe ciklin e manifestimeve.” Kreu i bashkisë së Gjirokastrës tha se kjo ishte java më intensive kulturore që Gjirokastra i ofroi vizitorëve që ishin italianë në një numër të konsiderueshëm. “Gjirokastra këtë fundjavë ishte destinacioni i pushimeve të shqiptarëve.

Po flasim për një qytet që në 2019 priti 30 mijë turistë Italinë dhe që çdo ditë synon forma për të ftuar më shumë vizitorë.” Duke nisur nga vitet ’60 Morricone fitues i çmimit “Oscar” kompozoi muzikën për 450 filma. Ai bashkëpunoi me regjisorë të njohur si Brian de Palma, Lina Wertmuller, Roman Polanski, Warren Beatty, Oliver Stone, për sjellë filma të të gjitha gjinive duke u kthyer në një nga autorët më të njohur në botë./Top Channel

Share: