Nga Petrit Vasili
Pse Deklarata e Komitetit te Eksperteve nuk duhet marre shume seriozisht!!
Kur Komiteti i Eksperteve nuk merr seriozisht veten nuk ka asnje arsye per te bere as debat dhe as diskutim me te.
Ne Deklaraten e sotme Komiteti i Eksperteve thote:
“Ne, anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve, jemi profesionistë të fushës sonë dhe sot, jemi pjesë e këtij Komiteti, të ngritur në zbatim të Ligjit mbi Epidemitë”.
Ligj per Epidemite ne Republiken e Shqiperise nuk ka.
Ligji mbi te cilin eshte ngritur ky Komitet eshte: LIGJI.Nr. 15/2016 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE.”
Nuk kemi pra pse i keqkuptojme anetaret e Komitetit, te cilet nuk dine as emrin e ligjit mbi te cilin eshte ngritur Komiteti ku keta jane edhe anetare.
Kur Deklaratat e Komitetit pergatiten ne zyrat e shtypit te Edi Rames te tilla broçkulla do te shkruhen.
P.S. Shume “interesant” preokupimi i Komitetit per formimin profesional te Lulzim Bashes, qe nuk mundesoka vleresime per pandemine.
Rendesi ka qe Komiteti eshte i ” shume i lumtur” se formimi profesional prej piktori i Edi Rames qenka i duhuri per te bere vleresime per pandemine.
Formimi i Edi Rames eshte tamam i “duhuri” per te koleksionuar budalleqet e tij publike pa fund, te cilat duhet ta kishin bere me kohe te pakten Komitetin te skuqej, meqenese s’ja mbante as t’i thoshte dot Edi Rames te mbyllte gojen.