Home Gjeo-Ekonomia Dalin rezultatet e para të Exit Poll-it: Për kë votuan amerikanët?

Dalin rezultatet e para të Exit Poll-it: Për kë votuan amerikanët?

Kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Exit Pollet janë për ata që kanë votuar deri në në 17:00 me orën lokale të New Yorkut.

Siç bën me dije CNN, në shtetin e Indianas 66.5  për qind e qytetarëve të pyetur kanë votuar për Trump, kurse 31.5 për qind për Biden.

Ndërkohë, në Kentucky, 67.5 për qind janë shprehur se kanë votuar për Trump dhe 31.1 theksuan se votën e hodhën për Biden.

Vlen të theksohet se në zonat rurale udhëheq Trump me 68.3 për qind të votave, kundrejt 29.8 të Biden.

Rezultatet e Exit Poll-it të parë

Indiana

Donald Trump – 66.5 %

Joe Biden –  31.5 %

Kentucky

Donald Trump – 67.5 %

Joe Biden – 29.8 %

Mësohet se 53 për qind e atyre që janë pyetur ishin gra dhe 47 për qind ishin burra.

65 për qind e atyre që janë përgjigjur ishin të bardhë, 13 për qind latinë, 12 për qind të bardhë, etj.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur i përkasin moshës mes 45 deri 64 vjeç.

38 për qind janë përgjigjur se ishin demokratë, 35 për qind republikanë dhe pjesa tjetër janë përgjigjur se janë të pavarur.

Pritet që në vijim të dalin projeksionet për shtetet e tjera.

Abcnews.al do të raportojë në kohë reale për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Vijoni të na ndiqni!

Share: