Home Gjeo-Ekonomia “Po vjedhin zgjedhjet”, mbështetësit e Trump nisin protestat

“Po vjedhin zgjedhjet”, mbështetësit e Trump nisin protestat

Numërimi i votave është shoqëruar me protesta në SHBA. Në disa prej shteteve kryesore në përcaktimin e rezultatit pati protesta masive dhe përplasje me policinë.

Në Miçigan, mbështetësit e Trump u mblodhën jashtë një qendre votimi në Detroit duke u kërkuar zyrtarëve të ndalonin numërimin e votave. Oficerët e policisë u rreshtuan jashtë qendrës për t’i ndalur protestuesit të futeshin brenda.

Probleme ka pasur edhe në Arizona, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësine tyre për rezultatin. Mbështetësit e Trump gjatë natës janë mbledhur jashtë ndërtesës për të protestuar dhe pretendojnë se votat po vidhen.

Megjithatë, vëzhguesit e të dy partive kryesore politike qëndronin brenda qendrës zgjedhore ndërsa fletët e votimin numëroheshin dhe procedura transmetohej drejtpërdrejt gjatë gjithë kohës.

Fillimisht forcat policore kanë larguar nga qendra përfaqësuesit e mediave ndërkohë që kanë ndihmuar të vazhdojë edhe procesi i numërimit.

Qendra e votimit në Marisopa të Arizonës ka falënderuar departamentin e policisë për ruajtjen e sigurisë ndërsa punonjësit vazhdojnë me numërimin e votave dhe jashtë qendrës, mbështetësit e Trump protestojnë të armatosur.

Aktualisht kandidati për president të SHBA, Joe Biden vijon të udhëheq rezultatin e zgjedhjeve. Aktualisht Biden ka shkuar në 264 vota elektorale, ndërsa Donald Trump në 214 vota.

Joe Biden është shumë pranë fitures, pasi atij i duhen vetëm 6 vota elektorale për të fituar zgjedhjet, pasi me 270 vota në SHBA mund të sigurohet mandati për president./Opinion.al

Share: