Home Gjeo-Ekonomia Kolapsi i gjeopolitikës stereotipe: Rikthimi i Rusisë në Kaukazin e Jugut

Kolapsi i gjeopolitikës stereotipe: Rikthimi i Rusisë në Kaukazin e Jugut

Shpërthimi i “konfliktit të ngrirë” në Nagorni Karabah kanë tërhequr vëmendje të theksuar në Rusi dhe Turqi. Të shqetësuara për implikimet e karakterit gjeopolitik janë treguar edhe qendrat tjera të vendimmarrjes në rrafshin global, përfshirë si Bashkimin Evropian edhe Shtetet e Bashkuara.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 1o nëntor- Me ndërmjetësimin rus, luftimet mes dy ish republikave sovjetike të Kaukazit të Jugut – Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabah-ut, të banuar me shumicë armene, nga nata e mbrëmshme kanë pushuar.

Ky rajon ishte pjesë integrale Azerbajxhanit, ndërkaq që prej shembjes së BRSS në fillim të viteve ‘90 dhe luftimeve të rrepta që lanë mbi 30.000 viktima, kishte ngelr dhe trajtohej si konflikt i ngrirë.

Bazuar në marrëveshjen e arritur Rusia me 2000 trupat e veta kthehet sërish në rajon si faktor që imponon paqen.

Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev ka bërë të ditur se trupat paqësore ruse do të qëndrojnë fillimisht pesë vjet të dislokuara në rajon.
Udhëheqësi i Republikës së Karabahut (e panjohur ndërkombtarisht), Araik Arutjunjan, në një postim në fb e tij mbron këtë pozicionim, duke u thirrë në gjendjen e rëndë të krijuar pas luftimeve të fundit de humbjeve që kishte pala armene.

“Duke marrë parasysh situatën e vështirë të krijuar tashmë dhe bazuar në nevojën për të shmangur humbjet e mëtejshme njerëzore dhe humbjen e plotë të Karabakut, unë dhashë pëlqimin tim për t’i dhënë fund luftës”, shkruan udhëheqësi I karabahut Arutjunjan.
Kumti për këtë marrëveshje të imponuar ishte shkas i shpërthimit të trazirave në kryeqytetin armen, Jerevan. Situata është konfuze.

Protestuesit kanë pushtuar parlamentin dhe ndërtesën e qeverisë. Sipas vëzhguesve, mijëra njerëz janë përpara selisë së qeverisë. Ata po e cilësojnë ktë si akt kapitullimi, ndërkaq kryeministrin si tradhtar.

Azerbajxhani kishte humbi kontrollin e zonës malore me rreth 145,000 banorë në luftën që pasoi shembjen e Bashkimit Sovjetik rreth 30 vjet më parë (1994). Azerbajxhani (me popullsi turkmene, islame) thirret në të drejtën ndërkombëtare dhe pacenueshmërinë e kufijve dhe gjithmonë gëzon mbështetjen e Turqisë (shtetit vëlla). Armenia nga ana tjetër (me popullsi që ortodoksizmin ka si fe), mbështetet tek Rusia si një fuqi mbrojtëse.

Shkaqet reale të konfliktit

Karabaku është një rajon historik në lindje të zonës malore të Armenisë, me popullsi të përbërë prej ¾ nga armenët dhe ¼ nga azerbajxhanasit. Historikisht, armenët ishin të parët që u vendosën në këtë territor. Kronikat e Romës antike përmbajnë referencat e Nago-Karabakut që ishte pjesë e mbretërisë antike të Armenisë së Madhe qysh në shekullin e 3-të para Krishtit. Sidoqoftë, në shekullin e 6-të pas Krishtit, Nagarag-Karabah u pushtua nga turqit Selxhukë – paraardhësit e Azerbajxhanasve modernë. Më vonë ky territor ishte nën dominimin iranian, pastaj për një kohë të shkurtër ishte pjesë e Turqisë mesjetare (Perandoria Osmane) derisa u aneksua në Rusi në mes të shekullit të 19-të.

Lufta e tanishme armene-azerbajxhanase për Nago-Karabakun është tashmë e treta me radhë gjatë 100 viteve të fundit. Pas rënies së Perandorisë Ruse dhe pushtimit ushtarak Turko-Azerbajxhan të Nago-Karabakut në 1921, ky rajon fillimisht armenë i Kaukazit u shpall pjesë e Azerbajxhanit. Zyrtarisht, ky vendim u zyrtarizua shpejt në Konferencën e Paqes në Paris.

Hyrja e enklavës armene në republikën e Azerbajxhanit u mbështet më vonë nga vendimi i Kremlinit, kur edhe Armenia edhe Azerbajxhani u bënë pjesë e BRSS në 1922. Nago-Karabak mbajti statusin e republikës autonome brenda Republikës së Azerbajxhanit deri në shembja e Bashkimit Sovjetik. Në 1991, Armenët e Nagarni-Karabakut me mbështetjen e Jerevanit zyrtar filluan një luftë tre-vjeçare kundër Azerbajxhanit dhe në 1994 Nagarni-Karabak-u shpalli pavarësinë e tij, megjithëse nuk u njoh zyrtarisht si i tillë nga askush në botë, përfshirë edhe Armeninë . Sidoqoftë, politikisht, ekonomikisht dhe nga pikëpamja ushtarake, Karabagu ka qenë një pjesë integrale e Armenisë deri tani. Kjo dëshmohet nga fakti se inaugurimi i Presidentit aktual Armen, Pashinyan në 2018 u mbajt në kryeqytetin e Nagorni-Karabak – Stepanakertis.


Rifillimi i luftës ndërkohë ka elemente të theksuara të irredentizmit legjitim armen që zanafillën e ka në shekullin e 20-të, kur në këtë zonë të Kaukazit Jugor gjeti terren veprimi inxhinieria gjeografike bolshevike që përcaktoi kufijtë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në fund të viteve 1980, me ardhjen e glasnost dhe perestrojkës, armenët në Nago-Karabak i kishin dërguar një letër Mikhail Gorbachev duke kërkuar që kufijtë të tërhiqeshin për të përfshirë

Share: