Home Gjeo-Ekonomia Turqia furnizon Serbinë me dronë “vrasës”, Majko: Do ta mbajmë shënim

Turqia furnizon Serbinë me dronë “vrasës”, Majko: Do ta mbajmë shënim

Turqia është një nga tre aleatët strategjikë të Shqipërisë, por në datë 6 Tetor në media doli lajmi se Ankaraja do të furnizojë me dronë për qëllime ushtarake Serbinë.

Pandeli Majko, ministri i Diasporës është shprehur se populli shqiptar do ta mbajë shënim këtë veprim të Turqisë. Reagimi i Majkos vjen pas deklaratës së Presidentit Vuçiç, i cili u shpreh se një konflikt si i Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Ne kemi tre marrëdhënie strategjike, por Turqia ka një distancë, por e konsiderojmë të afërt. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, e di, secilido e kupton se ne mbajmë shënim në marrëdhëniet shqiptare turke, kjo regjistrohet, kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha Majko.

I pyetur nëse një gjë e tillë e shqetëson, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia”. Më tej ai shtoi se “Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë. Ata (Kosova) nuk kanë tjetër veç nesh dhe nuk kemi tjetër përveç atyre” tha Majko./ ABC News

Share: