Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i ka shpëtuar një atentati nga anëtarët e ISIS.
Njoftimi është bërë nga mediat turke ditën e sotme.
Gazeta turke ‘Sozcu’ në artikullin e saj të titulluar “Raport mbi vrasjen e Imamoglu” shkruan se, 10 ditë më parë truprojat e kryetarit të Bashkisë së Stambollit janë informuar nga Ministria e Brendshme për një atentat të mundshëm kundrejt tij.
Sipas këtij informacioni, anëtarët e ISIS që janë në Turqi po planifikonin vrasjen e kryetarit të Stambollit. Që prej njoftimit janë marrë masa shtesë për sigurinë e kryetarit, ndërsa Ministria e Brendshme ka konfirmuar informacionin në lidhje me sulmin e planifikuar.
Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për arrestimin e autorëve./ Opinion.al