Home Gjeo-Ekonomia Gjeopolitika në kapërcyellin e demokracisë liberale

Gjeopolitika në kapërcyellin e demokracisë liberale

Në kapërcyellin e demokracisë liberale që pritet të shoqërohet tok me ndryshime të thella strukturore ekonomike dhe me vet sistemin politik, duket se do të imonohet si gjithmonë edhe gjeopolitika. Për kombin tonë kjo periudhë ka peshë gjithësesi specifike.

Nga Dr Sadri Ramabaja

Trump njoftoi të enjten e kaluar se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse kolegji zgjedhor voton për kundërshtarin e tij Joe Biden. “Sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë,” u tha ai gazetarëve në festën e Falënderimeve. Takimi elektoral është planifikuar për në 14 Dhjetor.
Po hyjmë gradualisht në epokën e sprovës së demokracisë liberale.

A do të arrijnë SHBA-të që, brenda këtyre katër viteve që pasojnë, nën drejtimin e Joe Biden-it, ta bëjnë të parikthyeshëm eksperimentin e dështuar të neofashistëve?

Po BE-ja si do ta shfrytëzojë këtë periudhë të rikthimit në “normalitet” të raporteve transatlantike?

Po ne shqiptarët a do të nxjerrim leksionet e duhura nga rreziku që kaluam derisa administrata Trump në koordinim me marionetat e Beogradit për pak sa nuk ia aneksoi veriun e Kosovës sërish Serbisë? (…)

Ndeshtrashat (sfidat) e neoliberalizmit ndërkohë u dëshmua se kishin tepër pak, për të mos thënë asgjë më të veçantë çka t’ i afronin sistemit politik të epokës moderne, e që do të mund të cilësohej si një kërcim, hop në histori. Përkundrazi, ata , me veprimet nga pozicioni neofashist, përshpejtuan ripozicionimet gjeopolitike të fuqive evropiane në kapërcyellin e demokracisë liberale drejt demokracisë deliberale.

Nëse fundi i Luftës së ftohtë nënkutonte edhe fundin e konfliktit Perendim-Lindje, me ç’rast do të korrigjohet padrejtësia në raport me Gjermaninë, duke promovuar shpejt unitetin, respektivisht bashkimin gjerman, në juglindje të Evropës, fundi i këtij konflikti, nuk do të sjellë automatikist ndryshimin pozitiv të statusit të Kosovës, si do ët duhej të ndodhte, dhe me këtë edhe unitetit të kombit shqiptar. Përkundrazi, shqiptarëve ju deshtë të ishin bartës të një lufte titanike, të ciln do ta bëjë UÇK-ja e vegjëlisë, e më pas edhe një betejë e gjatë diplomatike, që do të përfundojë me krijimin e Republikës së dytë shqiptare në rajon (2008).

Jemi në kohën kur politologu i njohur amerikan Francis Fukuyama do të publikoj librin e tij me titull provokues „Fundi i historisë“. Ai këtë e kishte bërë edhe në shenjë nderimi ndaj filozofit të madh gjerman Georg Vilhelm Fridrih Hegel , 250 vjetori i të cilit shenoej gjithandej në perendim edhe për të shenjuar, në njëfarë mënyre, garën mes demokracisë liberale si sitem politik fitues i Luftës së ftohtë dhe mbështetësve të sistemit politik europian që bazohej në mirëqenien ekonomike, në njërën anë dhe konomisë socilae të tregut, në anën tjetër.

Viti 2016 do ta “përmbysë” dramatikisht historinë e perendimt: Britnikët do të votojnë pro Brexit-it, ndërkaq neoliberalët amerikan do të hyjnë triumfalisht në Shtëpinë e Bardhë. Tashmë është fakt notar: që të dyja këto ngjare, nuk ishin produkt i rastësisë historike. Përkundrazi, arsyeja reale për këtë “përmbysje” tektonike të politikës në Perendim ishte pikërisht kriza financiare globale e vitit 2008/2009.

Fundi i konfliktit Lindje-Perëndim, repsktivisht i Luftës së ftohtë, nuk ishte vetëm fitorja e supozuar e kapitalizmit, por edhe fundi i sistemit politik të vjetër të pasluftës së Dytë Botërore. Viti 1999 shenjonte kështu fundin e këti rendi në Evropën Juglindore. Influenca ruse në rajon me çlirimin e Kosovës mirrte një goditje të rëndë, ndërkaq me pavarësimin e saj (2008) edhe Serbia, si sateliti i saj në rajon, po hynte në hullinë e ridefinimit të gjeopolitikave të saj për dekadën vijuese.

Viti 2020 paraqet rikëndelljen e demokracive liberale. Ajo u dëshmua sidomos me fitoren e demokratëve në SHBA. Populli amerikan i dha kohë për rikuperim perendimit në veçanti e botës në përgjithësi, e njëkohësisht edhe për trajtimin më serioz që duhet t’i bëjë perendimi sistemit politik.

Ky sistem tashmë po dëshmohet si i paaftë për tu përballur me ndeshtrashat e pritshme. Largimi i D. Trump-it nga Shtëpia e Bardhë duket se vetëm do t’ i jap kohën e duhur për frymëmarrje dhe reflektim stablishmentit politik aktual. Rishikimi i sistemit të ri politik po rezulton edhe si nevojë urgjente që impon kjo periudhë kalimtare e rikëndelljes së demokracisë liberale, që do të garantonte ecjen graduale drejt demokracisë deliberale.

Rendi pasues global, megjithatë, nuk do të formësohet vetëm falë raporteve transatlantike, meqë roli i Kinës tashmë është i pashmangshëm.

Për zgjidhjen e problemeve me karakter global, kërkohet qasje e bashkëpunim partnerësh shumë më heret se sa shtetet të arrijnë maturinë politike për të respektuar parimet e demokracisë liberale. Rasti i Polonisë dhe Hungarisë në BE aktualisht dhe rrëshqitja e tyre në terrenin e shteteve autoritariste, po e vështërson tej mase ecjen e BE-së drejt integrimeve më të thelluara dhe pozicionimit si bashkim politik i llojit të vetë.

Përveç ndryshimit gjeopolitik, tani është dixhitalizimi në rrafsh global dhe ndryshimi i klimës, që tok, po ndikojnë në përmbysjen epokale të pritshme, ndërkaq tashmë po jetojmë një ripozicionim, respektivisht rishikim të politikës në plan global bazuar në reflektimet politike të kohës.

Përdorimi human i të dhënave dhe ai i inteligjencës artificiale tok me shmangien e përbashkët të mundshme të ndryshimit global të klimës që po kërcënon ekzistencën tonë, shpërfaqin nevojën esenciale për ndryshim sistemi. Shih për këtë, gjithandej, shtrohet pyetja legjitime se a mundemi si shoqëri, në rrafsh global, t’i zgjidhim problemet dhe sfidat që kemi me sistemin ekzistues, stimujt, rregullat dhe institucionet ekzistuese? [1]

Edhe në rrafshin europian duket se reflekton qartë teza e “dy tendencave të të majtës”, e cila është bërë e zakonshme në politikën dhe shkencën e Amerikës Latine, që dallon një të majtë “pragmatike”, “të arsyeshme” dhe “moderne” (Kili, Brazil, Uruguaj) nga e majta tjetër “demagogjike”, “nacionaliste” dhe “populiste” (Venezuela, Bolivi, Argjentinë, Meksikë). [2]

Ngjashmëri pikëpamjesh të kësaj natyre vërehen edhe në Europë, sidomos në vendet skandinave, në Skoci, në Irlandë…por edhe në Europën Juglindore. Si në Amerikën Latine ashtu edhe në periferitë e Evropës, e përbashkëta e rrymave të reja politike të së majtës është tendenca për të shprehur vullnetin e tyre politik për ta sfiduar agjendën neoliberale përmes forcimit të shtetit dhe përmirësimit të gjendjes sociale në tërësi.

Në kapërcyellin e demokracisë liberale që pritet të shoqërohet me ndryshime të thella strukturore ekonomike dhe me vet sistemin politik, duket se do të imponohet si gjithmonë edhe gjeopolitika.

Në këto rrethana çfardo insistimi i BE-së për t’ia imponuar Kosovës dialogun asimetrik me Serbinë, duke vazhduar kështu me promovimin praktik të “fuqisë së butë” si qëllim më vete, edhe atëherë kur Serbia hapur në raport me Kosovën po vepron duke u bazuar në parimin “e fuqisë së ashpër”, pra ky qëndrim, shpien pashmangshëm në çekuilibër, do të thoshte Henrih Kisinxheri.

Për kombin tonë kjo periudhë ngado që ta venerojmë, ka peshë specifike.

A do të arrijmë që ta kuptojmë drejt këtë urgjencë për funksionalizimin e dy republikave tona dhe rikthimin e plotë të Shqipërisë në gjirin e familjes politike europiane — aty ku e ka vendin?

Tashmë do të duhej ta kishin të qartë edhe pasuesit e aventurierve në politikën tonë kombëtare, që verbërisht ranë në kurthin e Beogradit duke tumirë projektin ruso-serb, tek arsyetonin me pompozitet se ndryshimi i kufijve ishte një mundësi që po i ofrohej shqiptarëve dhe duhej kapur si një çast historik!

Ky soj politikanësh më në fund duhet të largohet nga skena politike. Në Kosovë këtë akt e bëri Gjykata Speciale si një Vis Majoris, ndërkaq në Shqipërinë politike do të duhej ta bënim vetë, ne si komb përmes instiucioneve të drejtësisë dhe plebishitit të votës.

E ardhmja e kombit Shqiptar, pozicionimi i tij në familjen euroatlantike nuk kalon as përmes Beogradit e as përmes projekteve serbo-neootomane.

Prandaj kthimin e Presidentit Joe Biden duhet parë si një shans i dytë për shqiptarët.
Beteja politike që po zhvillohet në Kosovë, për shumëçka i ngjet epokës kur po fillonte e po shtrihej gjithandjej kryengritja e madhe për pavarësi (1910–1912). Atbotë piemont i Shqipërisë ishte bërë Kosova; Gryka e Kaçanikut ishte shndërruar në Termopile shqiptare. Por ai shpirt kryengritës dhe ajo përlindje e ndërgjegjes së kombit, ishte nëpërkëmbur nga disa krerë që kishte nxjerrë në sipërfaqe nomenklatura vasale e pushtetit tok me atë të religjionit suni, që pamundësuan shfrytëzimin e qastit historik për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë pikërisht në Shkup e në çastin pikant — korrik 1912, kur mbi 30.000 kryengritës ia kishin dalë ta çlironin qytetin më të madhë shqiptar, ish qendërn e vilajetit të Kosovës — Shkupin.

Historia më pas, shpejt, do t’ na gjykoj rëndë — më se gjysma e Atdheut do të aneksohet nga shtetet fqinje, pjesa më e madhe nga Serbia. Kombi, megjithatë mbijetoi. Por nuk arriti dot të jetonte e prosperonte, sepse vazhdonte ta kishte trupin të shndërruar në torzo.

Rrethanat tashmë kur po hyjmë në dekadën e tretë të shek.21, kanë ndryshuar rrënjësisht në dobi ët shqiptarëve. Tashmë nuk është në pyetje mbijetesa e kombit. Kërkesat tona për të jetuar dinjitetshëm, tashmë janë legjitime. Lufta e UÇK-së hapi këtë perspektivë, duke e shndërruar në gjakim real edhe bashkimin në trajtën e federatës, siç e gjykoj unë si mundësi më ereale dhe më e shpejtë.

Qeveria Hoti — produkt i kombinacioneve të çuditshme të krimit me politikën që olhokratët tanë kanë aplikuar për dy dekada të plota, në njërën anë, dhe i interesave afatshkurtëra për efekte elektorale të D.Trump-it, në anën tjetër, nuk përballon dot uraganin e vullnetit të popullit për ndryshim që tashmë po vjen si flladi i jugut. Zgjedhjet në komunën e Besianës e dëshmuan këtë frymë katërcipërisht.

Kosova, prandaj shpresoj e pres, që sërish, të shndërrohet në pararojë të procesit politik, i cili do ta përmbyllë sukseshëm bërjen e Shtetit si bartës i sovranitetit të kombit. Tek atëherë Kombi do të jetoj lirinë dhe ëndrrën e tij legjitime për bashkim, mirëqenie e drejtësi sociale, për prosperim e zhvillim ekonomik…
Shumëçka flet në dobi të kësaj teze.


Fusnotat

  1. Henning VÖPEL
    https://www.hwwi.org/publikationen/hwwi-standpunkt-einzelansicht/30-jahre-deutsche-einheit-systemfragen-damals-und-heute?no_cache=1.html
  2. https://nuso.org/articulo/eine-zwei-viele-tendenzen-in-der-lateinamerikanischen-linken/
Share: