Home Approccio Italo Albanese Ambasadori italian takon Vitore Tushën: U konfirmua dëshira që Kushtetuesja të nisë...

Ambasadori italian takon Vitore Tushën: U konfirmua dëshira që Kushtetuesja të nisë të funksionojë brenda vitit

Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci është takuar sot me kryetaren e KED, Vitore Tusha, ku në fokus të këtij takimi ka qenë ngritja dhe kthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Bucci, sipas njoftimit të ambasadës italiane, i ka konfirmuar zonjës Tusha, mbështetjen italiane për reformën e sistemit gjyqësor dhe dëshirën që Kushtetuesja të jetë funksionale brenda 2021.

“Ambasadori Bucci takoi sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese 🇦🇱 dhe të KED-së, Zonjën Vitore Tusha: u konfirmua mbështetja italiane për reformën e sistemit gjyqësor dhe dëshira që brenda vitit Gjykata të nisë të funksionojë. 🇮🇹🧑‍⚖️🇦🇱”, thuhet në mesazh.

Share: