Home KRYESORE Lubonja per Ramen, Fevziun dhe shoqerine civile

Lubonja per Ramen, Fevziun dhe shoqerine civile

Rama dhe Fevziu bënë një lloj teatri bashkë, se askush nuk pyet kush ia ka dhënë Fevziut ato 3,4,5 lejet e ndërtimit për pallate, të cilat dihet që ia ka dhënë Rama e jo Berisha”. Kështu është shprehur në emisionin Oktapod ne Vizion Plus analisti Fatos Lubonja qe Tha semedia bën pjesë lidhëse në “ngrehinën” shoqërore që kanë ngritur qëllimisht, e nuk është “ndërtesë” më vete që do i kundërvihej politikës.

Lubonja përdori tone të ashpra për kryeministrin Rama, duke e cilësuar të dhunshme qeverisjen e tij. Për aktivistin e shoqërisë civile, Rama po ushtron dhunë fizike, psikologjike dhe vizuale, me shtimin kudo të prezencës së policisë. Sipas tij, dhuna tregon pafuqi qeverisjeje.

Lubonja theksoi se Rama nuk duhet të kërkojë vetëm varrin e shoqërisë civile, por edhe vrasësin dhe varrmihësin e tij. Sipas tij, politika sot po shet dhe ble me ekonominë informale dhe kriminale, çka sipas tij, bën që në Kuvend të mos ketë vetëm 19 kriminelë siç thotë opozita, por edhe shumë të tjerë që kanë pushtet ekonomik.

Lubonja nuk sheh shumë rrugë zgjidhjeje për Shqipërinë, duke mos e përjashtuar që “tuneli të bjerë mbi kokën e shqiptarëve” edhe njëherë akoma.

Ndaj Fatos Lubonjës sugjeron qe shoqëria civile duhet të rezistojë, sepse nuk ka shpresë tjetër. “Idiot” e quan analisti projektin për parkun duke theksuar se Tirana duhet të ndalojë çimentizimin, pasi projektet duhet të bëhen ku ndodhet komuniteti dhe jo, duke goditur komunitetin.

Lidhur me mundësinë e “përfitimit” politik të Lulëzim Bashës, Lubonja tha se që të evidentohet, Basha duhet të vrasë sa më shpejt “berishizmin”.

Share: