Home Gjeo-Ekonomia Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë. Cavusoglu: Do jem në Tiranë....

Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë. Cavusoglu: Do jem në Tiranë. Gati të takohem me Dendias. Rol të rëndësishëm pati kryeministri shqiptar Edi Rama

Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar e madje në Tiranë. 

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i bëri Greqisë një ofertë zyrtare për të rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre në mesdhe. Kjo u bë e ditur nga ministri i jashtëm turk në një konferencë për shtyp.

CAVUSOGLU, tha se kur qeveria Tsipras erdhi në pushtet në 2016, nuk donte të vazhdonte bisedimet. Pas zhvillimeve në Mesdheun Lindor, bisedimet u rikthyen në axhendë. “Në një bisedë në telefon, gjatë periudhës së izolimit, ne thamë se jemi gati për bisedime paraprake. Greqia tha se ajo mund të fillonte negociatat rreth 11 janarit. Ndaj sot, ne ftojmë Greqinë që ta zhvillojmë takimin e parë në janar“, tha ai.

Dhe Greqia, deklaroi se mund të fillojë negociatat pas 11 janarit. Gjate këtij procesi, kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, Dendias dhe unë u munduam të mblidhemi në Tiranë për një takim.

Përsëri, për të njëjtat shkaqe, Dendias na njoftoi se nuk mund të ishte në takim gjatë atyre ditëve. Me njoftoi edhe mua gjatë një bisede telefonike, ku e pyeta dhe i thashë të shkuara.

Sot është 11 janar. Dhe ne si Turqi duam të bëjmë një ftesë të hapur. Që sot, brenda muajit të janarit në sajë të zhvillimit të mbledhjes së parë, ftojmë Greqinë për zhvillimin e një takimi të afërt. Ne jemi vendi pritës, do te caktojmë një datë për takimin, dhe së bashku me bashkëbiseduesit grekë do t’i japim zgjidhje kësaj çështje.

Ne jemi gati që ditën e sotme, ashtu siç kemi qenë gjithnjë, si një vend që kemi besim në shtetin tonë, jemi gati të takohemi.
Pas këtij takimi të parë, me ftesën e Edi Ramës, përsëri duke shkuar në Tiranë, jam gati që të takohem me Ministrin e Jashtëm grek Niko Dendias.

Kjo është një ftesë dhe shpresoj që Greqia do ta shfrytëzojë këtë mundësi në kohën më të shkurtër, brenda muajit janar, dhe më pas bashkë me Niko Dendias shkojmë në Tiranë’,tha ai.

Ishte përfolur në fakt edhe më herët që kryeministri Edi Rama, pas ndalesave të përsëritura nga ankaraja në athinë, po luante rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve, por nuk pati asnjëherë një konfirmim zyrtar. Ministri i Jashtëm turk e konformoi këtë. Ankaraja dhe Athina, të dyja anëtare të NATO-s, nuk janë në një mendje për sa i takon shtrirjes së shelfit të tyre kontinental në mesdhe dhe cështje të tjera detare.

Të dyja vendet kanë zhvilluar rreth 60 raunde bisedimesh, deri në 2016, kur ato u ndërprenë. Tensionet u ndezën vitin e shkuar kur ankaraja nisi një anije eksploruese në ujërat që pretendohen edhe nga greqia, pavarësisht se tani anija është kthyer në portet turke. Duke folur përkrah homologut të tij turko-qipriot, Tahsin Erugruloglu, në Ankara, Cavusoglu tha se Greqia kishte lënë të kuptohej më herët se do të rikthehej në bisedime më 11 janar, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.

Ai shtoi se Athina nuk kishte asnjë justifikim tani për të mos u kthyer në bisedime.

Top Channel

Share: