Home KRYESORE Krimi ne Familje nje terrorizem i paster, i qarte, i cmendur.

Krimi ne Familje nje terrorizem i paster, i qarte, i cmendur.

Nga Majlinda Bregu

Pas propozimeve qe paraqita ne 2013 per ndryshime ne Kodin Penal per ashpersimin e masave kunder dhunes ne familje te cilat sot jane ne fuqi dhe dy propozimeve te tjera te depozituara vjet, po ju paraqes disa nga ndryshimet te cilat do te paraqes ne Kuvend.

Jane sugjerime per te perafruar me shume Legjislacionin Shqiptar me Konventen e Stambollit dhe ate te CEDAW, pjese e perfundimeve te eksperteve te cilet u paraqiten edhe ne Tryezen e Reformes ne Drejtesi me fokus Gruan e Familjen dhe qe i falenderoj per punen e qemtuar me kujdes.

Krimi ne Familje vazhdon te jete nje nga Krimet me numer me te larte viktimash, nje terrorizem i paster, i qarte, i cmendur.

Do t’ ju lutesha te jepnit mendimet e komentet tuaja para se keto propozime te marrin perfundimisht formen e inisiativave ligjore , javen ne vijim.

***Permiresimi i disa elementeve te Kodit te Familjes, me parimet e barazise gjinore***.

1. Neni 7 I Kodit të Familjes

Parashikimi i KF” Martesa mund të lidhet ndërmjet një burridhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojëmartesën edhe përpara kësaj moshe. “

Problematika e evidentuar: Të saktësohet çështja e legjitimimit aktiv në rastet e kërkesës së lidhjes së martesës nën moshë për shkak se praktika ka ecur në drejtime të ndryshme duke legjitimuar herë vetëm prindërit e herë vetëm të miturit;

2. Neni 54 Kontributi i bashkëshortëve

Parashikimi i KF “ Në qoftë se kontributi i bashkëshortëve për detyrimet që rrjedhin nga martesa nuk është rregulluar me kontratën martesore, ata do të kontribuojnë për nevojat e familjes në përputhje me kushtet dhe aftësitë e tyre.”

Problematika e evidentuar: duhet shtuar “ Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë gjyqësisht marrjen e masave urgjente në rastet kur bashkëshortit tjetër ndërsa i ka kushtet e mundësitë nuk bën asnjë përpjekje përsa i përket kontributeve ose vepron me keqbesim. “

3. Neni 61 Masat urgjente

Parashikimi I KF: “ Në qoftë se njëri nga bashkëshortët nukplotëson në mënyrë të dukshme detyrimet e tij dhe vë në rrezikinteresat e familjes, gjykata, me kërkesën e bashkëshortit tjetër, mund të përcaktojë të gjitha masat urgjente që lidhen me ta.”

Problematika e evidentuar: “ Zgjatja e masave të parashikuaranë këtë nen duhet të jetë e përcaktuar dhe në asnjë rast të mos ikalojë 3 vjet. Nuk eshte rregulluar shpejtësia e gjykatës. Nga ana tjetër, në rastin e vendit tonë, masat urgjente në çështjet familjare nuk mbështeten me burime të mjaftueshme për të mbrojtur interesat e familjes. Pra, nga ana e shtetit dhe institucioneve nuk ka mjete adekuate në dispozicion për të mbështetur jetën e familjes të vënë në rrezik. Gjykata duhet të tregojë gatishmëri për të vepruar në çdo kohë. Psh, nëse asaj i paraqitet një rast i zgjidhjes së martesës dhe çifti rezulton se ka fëmijë ndër të cilët disa janë të regjistruar dhe të tjerë të paregjistruar në gjendjen civile, atëherë, si mase emergjente është adresimi i problemit të regjistrimit të fëmijës/ve dhe pezullimi i procedurës së zgjidhjes së martesës deri sa të bëhet regjistrimi i fëmijëve. Mundësisht të parashikohen raste se kur mund të lejohet gjykata për të vepruar me iniciativën e vet;

4. Neni 164 Bashkëjetesa:

Parashikimi i KF” Personat bashkëjetues mund të lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa lidhur me fëmijët dhe pasurinë gjatë bashkëjetesës.”

Problematika e evidentuar:” Sugjerohet te shtohet: “duke respektuar me konsekuencë parimet e barazisë në çift, barazisë gjinore dhe reciprocitetit. Çdo marrëveshje që cenon këto parime është e pavlefshme.”

5. Mbarimi i detyrimit ndërmjet bashkëshortëve[n.200]

Parashikimi i KF

Problematika e evidentuar: Sugjerohet qe kjo dispozite teparshikoje:“Në mungesë të sa më sipër, pas 6 vjetësh nga zgjidhja e martesës, me kërkesë të njërit nga ish bashkëshortët, gjykata bën vlerësim i vazhdimësisë ose jo detyrimit për ushqim.”

II. Problematika qe lidhen me rastet e dhunes ndaj grave-ndryshime ne Kodin e Procedures Penale

1. Informimi

Në Kodin e Procedurës Penale është e nevojshme të ketë një dispozitë të posaçme që të vendosë: Detyrimin për informimin e viktimës me informacion të mjaftueshëm dhe në kohë, në një gjuhë që kuptojnë në lidhje me shërbimet e disponueshme mbështetëse dhe masat e të drejtat që burojnë nga ligji.

Të parashikohen dispozita që garantojnë viktimat, të kenë informacion dhe ndihmë ligjore për t’iu drejtuar mekanizmavendërkombëtarë të ankesave individual/kolektiv. Kjo mund të bëhet përmes dispozitave për informim që do të vendosen në Kodin e Procedurës Penale.

2. Kompesimi i viktimave te dhunes:

Problematika e evidentuar: Amendimi i Kodi i Procedurës Penale duke përcaktuar një sistem më të përshtatshëm për kompensimin e viktimave të dhunës ndaj grave dhe të viktimave të dhunës në përgjithësi (Dëmi moral, detyrimet institucionalepër dëmin etj.).

3. Ekzekutimi i vendimeve të gjykatës për kompensimin e viktimave të trafikimit.

Duhet te parashikohet se nga fondi i pasurive të sekuestruara të autorit të veprës penale, përpara se këto të konfiskohen dhe të kalojnë në pronësi të shtetit.

Share: