Home KRYESORE Teuta Çepalli: Realizova ëndrrën time të kahershme në IKN, mirënjohje familjes Neranxi...

Teuta Çepalli: Realizova ëndrrën time të kahershme në IKN, mirënjohje familjes Neranxi që ma mundësoi këtë…

Cila është eksperienca e parë me kuzhinën dhe të mëtejshmet?   

Unë  e adhuroj kuzhinën.  Eksperienca e parë që kam pasur është eksperienca si ndihmës kuzhiniere në restorant Troy dhe më pas aty fi llova kuzhiniere. 

Kam punuar    ndihmës kuzhiniere, kuzhiniere në shtëpinë e pushimit të ministrisë së brendshme në Durrës. Kam punuar kuzhiniere në lokalin Kali i Trojës në Durrës dhe  kam punuar chefe kuzhine te hotel Vivas dhe chefe kuzhine në Rezidenca  Onufri. Eksperiencat në artin e gatimit kanë qenë të bukura dhe pak të vështira, po me dëshirë dhe pasion ja del gjithmonë. 

Si u njohët me Institutin Kulinar Neranxi dhe si e gjykoni këtë shkollë të kulinarisë?

Me shkollën jam njohur me anë të shoqeve të mia të zyrës të punës në Durrës  ku ato më sollën më pas si studentë me anë të fondacionit gjerman Swiss Contact dhe për mua kjo ishte një surprizë shumë e madhe se e kisha ëndërr të studioja në një shkollë kuzhine.  Është një ndër shkollat më të mira jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan  dhe me një staf të kualifikuar që japin shumë dije për studentët që duan të mësojnë dhe të bëhen dikush në jetë.

Familja Neranxi ndihmon dhe përkrah të gjithë ata persona që duan të mësojnë dhe nuk kanë mundësi ekonomike.  Duhet falënderuar kjo shkollë e madhe në Shqipëri.  

Si ndjeheni edhe ju tashmë në IKN ku mësoni të rinjtë që aspirojnë të bëhen chefa Neranxi? 

Unë ndihem shumë me fat që jam pjesë e kësaj shkolle dhe mundohem të jap sa më shumë nga vetja ime që këta studentë kudo që të shkojnë të jenë krenarë dhe të jenë të formuar mirë profesionalisht që të përfaqësojnë Institutin Kulinar Neraxi me krenari dhe profesionalizëm 

Projekt tjetër për të ardhmen? 

Projektet janë të punoj sa më shumë për këtë profesion dhe pse jo, nga asistente të jem edhe docente në Institutin Kulinar Neraxi dhe ta vazhdoj karrierën time profesionale me këtë markë të suksesshme për të marrë dhe unë sado pak nga kjo kompani lider në industrinë ushqimore. 

Marre nga “Chef & Science” botim i Institutit Kulinar Neranxi

Share: