Home KRYESORE Debati në Open/ Neranxi: Më vendosët 10 milionë lekë gjobë gjatë pandemisë...

Debati në Open/ Neranxi: Më vendosët 10 milionë lekë gjobë gjatë pandemisë për kamatvonesat; Denaj replikon

Një debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel teksa po diskutohet për ekonominë gjatë pandemisë. Biznesmeni Nikollaq Neranxi tha se biznesi i tij është gjobitur 10 milionë lekë për kamatvonesat. Deklaratat e tij u kundërshtuan nga ministrja e Ekonomisë Anila Denaj e cila tha që do i verifikojë.

Pjesë nga debati:

Neranxi: Gjatë pandemisë, ne nuk kemi pasur aktivitet. Qeveria premtoi mbështeje, por unë jam gjobitur 10 milionë lekë për kamatvonesat. Ja shikoni shkresat.

Denaj: Ajo nuk është firma ime, kështu kujdes kur më referohesh personalisht.

Neranxi: Këtu është Ministria e Financave. Thotë marrja me dhunë, forcë kamatvonesat…

Denaj: Është një akuzë e pabazë.

Ibrahimaj: TVSH-ja paguhet për aq xhiro sa keni pasur atë muaj. Nëse xhiroja juaj është 10 lekë, do paguani TVSH për atë vlerë.

Denaj: 190 milionë dollarë i mungojnë buxhetit të shtetit, ose 1 e 3 e të ardhurave. Kjo për lehtësirat që krijua për biznesin gjatë pandemisë…

Neranxi: siç e deklaroi edhe kryeministri, ne ishim në luftë dhe nuk na u ofruan jo më lehtësirat e premtuara, por na vunë gjoba…

Share: