Home KRYESORE Rama “sherr” me qytetarët për Tiren në “Facebook”

Rama “sherr” me qytetarët për Tiren në “Facebook”

Kryeministri Edi Rama është përplasur me qytetarët në rrjetet sociale në lidhje me skandalin e sanitares në spitalin “COVID-2”.

Teksa iu është përgjigjur komenteve në “Facebook”, Rama ka shkëmbyer replika me qytetarët. Kryeministri thekson se aktualisht sanitarja ndodhen në burg, ndërsa shton se mjekët janë heronj.

“Medemek humor ky eee? Tirja eshte ne burg e aty do shkoje kushdo qe ben te njejten poshtersi dhe uroj qe kujt i dalin perpara te tille maskarenj t’i denoncoje kudo te mundet! Por ama raste te tilla nuk e ndryshojne faktin se mjeket e infermieret tane jane heronj!”-shkruan Rama teksa i përgjigjet komentit të një qytetari.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” pas skandalit që u denoncua në “Stop” ku sanitarja Tire Alldervishi, e cila shtirej si infermiere, kishte zhvatur vajzën e nje pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës, por nuk i dha as bukë./ Opinion.al

Share: