Home Approccio Italo Albanese “Sei un burrino, cioè sei, “burravogla”, questo è puro albanese…!

“Sei un burrino, cioè sei, “burravogla”, questo è puro albanese…!

✔Koincidenca gjuhësore italo-shqiptare.

Nga Adela Kolea

“Sei un burino o burrino!” (“Je një katundar!”) në dialektin e Romës.

E unë mendova se “Burrino”, italianët i thoshin atij që ne i themi “Burrëvogël”, nga prapashtesa “ino”, që italisht është prapashtesë zvogëluese dhe nga rrënja e njëjtë me shqipen e fjalës, “burrë”.

Në Itali, në Romë ose më mirë pra, në dialektin roman, “Burrino” ose “Burino” i thonë “katundarit, provincialit, një njeriu gdhë, të rëndomtë”.

Para pak ditësh pata takuar dy italiane nga Roma.
I pata gjetur që po bisedonin në mënyrë pak të tensionuar dhe më zuri veshi termin “Burrino” që ato përdorën.

Unë, duke jetuar në Veri të Italisë, përtej asaj që dialekti roman më zbavit shumë me fonetikën e tingujt e tij, me thekset e tij, me fjalët e batutat e tij, mbetem gjithsesi me aq e kufizuar në të dhe si dialekt, më tej nuk e njoh.
Si rrjedhim, nuk e njihja fjalën italisht, ose më mirë, dialektore romane, “Burrino”.

Unë e lidha për inerci e në mënyrë spontane direkt me termin “Burrë” shqip – për koincidencë gjuhësore, madje shqip ka dhe “Burran” (njeri shtatmadh) – dhe, duke i vendosur prapashtesën zvogëluese ato dy italianet nga Roma, “Burrë” + “ino” = “Burrino”, thashë se i thonë një burri të vogël kështu ose më mirë një “Burrëvogli” shqip.

Madje në Romë i thonë edhe “Burino”, me një “R” të vetme, ashtu sikurse në sens përçmues, edhe në shqip përdoret “Burë”, për fyerje, pa “rr”. 🤔

Duke qenë e njëjta rrënjë fjale fundja,
i pata pyetur ato dy gratë nga Roma mbi kuptimin e termit, pa dashur të rezultoja si invadente në bisedën e tyre dhe ato, jo vetëm që ma përforcuan kuptimin që vëreja në fjalor në dialektin e vet, si “Katundar” por, kur unë u shpjegova rastësinë me fjalën “Burrë” në shqip (u shpjegova që ne, si prapashtesa përbuzëse vendosim “cak” – “Burracak”; “ec” – “Burrec”, etj., që atë moment, filluan t’u thonë burrave të pranishëm aty për batutë:

“Sei un burrino, cioè sei, “burravogla”, questo è puro albanese…!

Share: