Home KRYESORE EMRAT/ Lejonin ndërtime pa leje, arrestohen dy zyrtarë të Bashkisë Kamëz

EMRAT/ Lejonin ndërtime pa leje, arrestohen dy zyrtarë të Bashkisë Kamëz

Dy zyrtarë në Bashkinë Kamëz janë arrestuar paraditen e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Dritan Nikolli 47-vjeç dhe Ermal Baci 36-vjeç. Sipas informacionit të policisë njoftohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar lekë, në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Operacioni policor i koduar “Supervizori” njofton se pas një pune hetimore 6-mujore kanë arritur në ekzekutimit e masës së sigurisë “Arrest me burg” për dy zyrtarët.

Teksa puna e policisë vijonë për evidentimin e rasteve të tilla korruptive, materialet procedurale për rastin e dy zyrtarëve të Bashkisë Kamëz i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Informacioni i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supervizori”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Ekzekutohen 2 masa sigurie.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

-D. N., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;

– E. B., 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al

Share: