Home KRYESORE Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin

Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për sanitaren Tire Alldërvishi, që u hoq si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” duke marrë 8 milionë lekë nga familjarët e të infektuarës me COVID-19.

Ndërkohë pak ditë më parë ajo kishte apeluar vendimin, por gjykata vendosi të lënë në fuqi vendimin e mëparshëm. Gjatë seancës së sotme avokatët kanë theksuar se 58-vjeçarja pavarësisht se e ka kaluar COVID mund të jetë rrezik për të burgosurat e tjera. 58-vjeçarja akuzohet për mashtrim të pacientëve më shumë se një herë.

Skandali i mashtrimit u denoncua në emisionin investigativ “Stop”, nga vajza e viktimës. Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj, treguan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen.

Pas bërjes publik të rastit të korrupsionit, reagoi edhe Ministra e Shëndetësisë. Përmes një njoftimi ministria dënoi veprimin e rëndë të sanitares, duke urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të saj, ndërsa ka kërkuar edhe hetimin e plotë për rastin./Opinion.al

Share: