Home KRYESORE Për flamurin shqiptar në sulmin e Kapitolit dhe vlerat kombëtare!

Për flamurin shqiptar në sulmin e Kapitolit dhe vlerat kombëtare!

Nga Endrit Hoxhaj

Gjaku ynë është trashëgimi që rrjedh në venat tona, trurin tonë, por ndonjëherë nuk merr mjaftushëm qarkullim, deri sa vdes (asimilohet)! Brezat e mëparshëm vlerësonin rrënjët e tyre, fisin, farën, duke rritur kështu një frut të vyeshëm! Shqipëria ka goditje të fuqishme ndër shekuj, që nga lakmia e vetmburrjes apo keqqeverisjes, të cilat mbeten kurdoherë tradhtare të popullit. Kjo vërehet nga fakti tronditës i largimeve masive. Ka më shumë shqiptarë që jetojnë në vende të huaja, se sa brenda në Shqipëri. Aktualisht, përballesh me një kulm emigrimesh dhe paradoksesh…

Pakënaqësia e të qenit shqiptar vjen deri aty, sa emigrantët shqiptarë në Amerikë shndërrohen në nacionalistë të frikshëm amerikanë. Këtu futen jo vetëm nënshtetasit amerikanë, por dhe ata që nuk gëzojnë as numër pune! Shkohet deri te rasti i shqiptarit në protestat e Kapitolit. Flamuri shqiptar në Washington, u keqpërdor duke cënuar demokracinë amerikane. Janë këto shembuj identikë të dhunimit të Parlamentit Shqiptar apo shkatërrimit të instutucioneve shqiptare, deri në lyerjen e tyre me gjak! Shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve, kanë emoragji celebrale në të folurit e shqipes.

Përmirësimi në këtë pikë duket i pafat për shkak të moshës së re, që bëhet pjesë e problemit! Shqiptarët i shmangen të qenit shqiptar në ShBA dhe Europë, por këtë problem s’e kanë arabi, hispanishi, italiani apo rusi… Shqiptari përdor simbolin e tij në Kapitol, duke u dukur kinse perëndimor. Në këtë mënyrë ne kthejmë gjuhën dhe simbolet tona, në invalidë të përjetshëm! Shqiptarët e emigracionit ndërrojnë emrat realë, në emra grekë, italianë e gjermanë, sepse shumica duan të jenë dikush tjetër, vetëm shqiptarë jo…

Pagëzohen me emra të huaj dhe për “justifikim” thonë se emrat shqiptarë janë të vjetër, nuk janë të kohës…”, kur në fakt, emri Richard është edhe më demode! Shembull, në këtë drejtim janë Arbëreshët e Kalabrisë, të cilët për shkakun e moszhbërjes së gjenit dhe krenarisë së tyre, vendosin emra e mbiemra shqiptarë. Ndër më të adhuruarit është emri Alban, që e has në shumë vende të botës dhe tregon si kristal, origjinën e gjakut shqiptar!

Me këto ritme do të jemi pikë uji në oqean për mbartjen e vlerave të gjakut shqiptar të Teutës, Gentit apo Skënderbeut! Nuk e dimë ku po shkojmë, por po humbasim rrugën për t’u kthyer në Atdhe, në familjen, genin, gjakun dhe gjuhën tonë shqipe…!

Share: