Opozitarizmi këmbëngulës për më shumë se dy dekada dhe betejat e pakompromis për kauza parimore politike të Albinit, bashkë me frymën institucionale të rugovizmit që është atribut i Vjosa Osmanit e bashkëshoqëruar me intelektualizmin dhe përpjekjet për bashkim politik të shqiptarëve që ishte lajtmotivi i doktrinës kombëtare e politike të Jusuf Gërvallës, që tani gjen mishërim të bija e tij, Donika – do të ishin tre shtyllat kryesore të procesit të ardhshëm të shtetndërtimit të Kosovës.
Fryma e ndryshimit që po paralajmërohet në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, na bën të ndjehemi mirë edhe ne që kemi qenë pjesë e proceseve kombëtare në vitet tetëdhjetë, nëntëdhjetë dhe sidomos gjatë përpjekjeve për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.
Kosova ka kaluar nëpër faza të vështira, por ajo tash më është e lirë dhe e pavarur, falë sakrificës gjithëkombëtare dhe gjakut të derdhur të çlirimtarëve tanë, të mbështetur fuqimisht nga aleanca euro-atlantike.
Mbështetja jonë jonë kësaj radhe ka një adresë, pa dashur të minimizojmë dhe relativizojmë kontributin e të tjerëve në arritjen e deritanishme të shtetit të Kosovës.
Kësaj radhe në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë duhet të triumfojë fryma e ndryshimit, fryma e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e Donika Gërvallës.
Opozitarizmi këmbëngulës për më shumë se dy dekada dhe betejat e pakompromis për kauza parimore politike të Albinit, bashkë me frymën institucionale të rugovizmit që është atribut i Vjosa Osmanit e bashkëshoqëruar me intelektualizmin dhe përpjekjet për bashkim politik të shqiptarëve që ishte lajtmotivi i doktrinës kombëtare e politike të Jusuf Gërvallës, që tani gjen mishërim të bija e tij, Donika – do të ishin tre shtyllat kryesore të procesit të ardhshëm të shtetndërtimit të Kosovës.
Mamer Seferi me Albin Kurtit në një aktivitet lobues në
Kopenhagë, në fund të viteve 90-të
Unë bëj pjesë në pjesën më vitale të mërgatës shqiptare në Australi dhe Skandinavi, ku çështja e Kosovës ishte kryetema e angazhimeve dhe lobimeve tona, si në institucionet amerikane e evropiane ashtu edhe kontaktet dhe komunikimet me mediat dhe shoqatat me ndikim që përçonin idetë tona për një Kosovë të lirë e të pavarur.
Andaj do të doja që në zgjedhjet e 14 shkurtit të triumfojë fryma e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës, si bartës të një epoke me kompetencë të shtuar profesionale në politikbërje dhe me përgjegjësinë kombëtare e intelektuale të një elite të re politike.
Me këtë rast iu bëj thirrje gjithë bashkatdhetarëve që ta mbështesin këtë gjeneratë ë re politikanësh, sepse vota e juaj është vendimtare në arritjen e fitores së shumëdëshiruar.
Me respekt!
I juaji,
Mamer SEFERI, nga Prespa,
lobues i dikurshëm i çështjes së shenjtë të Kosovës/Gazeta Fakti