Home KRYESORE Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH jep informacion për akset rrugore: Rruga...

Reshjet e dëborës në vend/ ARRSH jep informacion për akset rrugore: Rruga Milot–Lezhë me probleme

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka pasur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje. Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR

Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Top Channel

Share: