Rudina Hajdari kandidatja e Nismës “Thurje”me sarkazën elegante sot në ditën e Shën Valentinit nuk mund ta linte politikën e vjetër pa thumbuar.
“Në një vend si i yni, ku konsumohet kaq shumë sherr, përçarje, baltosje, dhunë, kemi nevojë për një ditë si e sotmja për të celebruar dashurinë.” – shkruan Hajdari në faqen e saj në Facebook duke e shoqëruar me foto live nga Elbasani ku edhe kandidon për zgjedhjet e 25 prillit.
“Bashkëshortët kanë nevojë për dashurinë e njeri-tjetrit. Fëmijët kanë nevojë për dashurinë e prindërve. Gjyshërit kanë nevojë për dashurinë e nipërve dhe mbesave. Vendi ka nevojë për dashurinë e atyre që e menaxhojnë.” – vazhdon e bija e Azem Hajdarit duke sugjeruar pozitivitet të cilën e shoqëton me buzëqeshjen e saj të dlirë në foto.
“Dhe, ky trotuari mbrapa meje ka nevojë për dashurinë e Bashkisë Elbasan që ta pastrojë nga akulli. Gëzuar Shën Valentinin ❤️“ përfunfon statusin e saj kandidatja e “Thurje” organizimit më të ri politik në garën e zgjedhjeve të 25 prillit për në Qarkun e Elbasanit.