Home KRYESORE Më 14 shkurt fitoi qytetaria – humbën olhokratët

Më 14 shkurt fitoi qytetaria – humbën olhokratët

Dardania jonë, ky krah i Shqipërisë mëmë, më 14 shkurt 2021, duke bërë historinë,  i jep hov të ri orentimit të plotë Kombit drejt botës sonë shpirtërore e morale – aleancës sonë politike me demokracitë liberale të perendimit euroatlantik

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 15 shkurt – Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi, ishte deklarata e Thaçi/Mustafa. Fitorja e Vetëvendosjes është e karakterit plebishitar – ajo lë mbrapa të gjitha partitë politike shqiptare (LDK, PDK, AAK, NISMA), duke shënuar kështu rishkrimin e hartës politike në gjithë Republikën. 

Për çfarë në fakt votoi populli në Republikën e Kosovës? 
E para, për një elitë të re politike. 
E dyta, kundër establishmentit të vjetër politik.

E treta, për kryeministrin në ardhje Albin Kurti, i cili që nga mbrëmja e 14 shkurtit do të bëjë jehonë gjithande në mediat e informimit brenda dhe jashtë. 

Kjo fitore ishte e pritshme, ndërkaq më 14 shkurt u bë realitet. 

E katërta, zgjedhjet reflektuan mbështetjen masive të popullit për ndryshimin e kursit të qeverisjes, respektivisht shkëputjes nga regjimi 

Qytetarët votuan për shtetin e së drejtës. 
Kundër atyre që kishin kapur shtetin.
Për drejtësi sociale e mirëqenie.

Kundër olhokratëve më atipik. 
Për shtet të së drejtës e kundër korrupsionit. 

Zgjedhësit kosovar ndëshkuan establishmentin e vjetër politik në bllok: ata që thirreshin në traditën politike (LDK) dhe luftën e UÇK-së (PDK/AAK/NISMA), por që herë në mënyrë legjitime e herë nën rrogoz e me njëmijë e njëqin intriga,  në nëpërkëmbje të vullnetit politik të qytetarëve dhe vet kushtetutës, krijonin koalicione para e paszgjedhore, vetëm e vetëm që të mbeteshin në pushtet. Ky establishment në fakt nuk e qeverisi Kosovën, por e sundoi atë. , 

Për rrjedhojë, ai ia kishte arritur që në institucionet e Republikës ta instaloi armatën e vet të militntëve dhe me këtë edhe injorancën politike. Jo rrallë, duke instaluar nepotizmin si frymë dominuese të qeverisjes, kudo në institucione vërehej mesjeta: gëlonte gjithandej krahinarizmi dhe bajratarizmi. 
Kjo frymë, ishte e ndjeshme dhe me përmasa skandaloze, sidomos në diplomaci. 

Gjatë fushatës elektorale partitë politike të establishmentit të vjetër, sërish vazhdan me fushatën mashtruese e premtime marramendëse. Por, qytetarët e Kosovën kësaj radhe u treguan vigjilent. 

Vetëvendosja prezentoi qartë tri prioritete: së pari, për drejtësi e anti-korrupsion e anti-krim të organizuar, duke i dhënë kështu mesazhe të qarta qytetarëve se me ardhjen në pushtet ata do ta godasin krimin; së dyti, për ndërtimin e shtetit zhvillimor dhe të drejtësisë sociale, me  arsim cilësor e shërbime shëndetësore të mirëqena; së treti, për një kurs të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, konform interesave nacionale. 

Kosova më 14 shkurt , ashtu si e prisja, shpërfaqi në mënyrën më të mirë të mundshme frymën e revolucionit demokratik, që do të promovojë një elitë të re të përgjegshme politike, e aftë dhe e dinjitetshme ta funksionalizoj Republikën.

Kosova më 14 shkurt përmes një organizate politike të strukturuar jashtëzakonisht mirë, me gjithë atë ushtri aktivistësh model i atdhetarisë moderne dhe me një lidership të pashembullt në hapësirën tonë kombëtare, tok me mbështetjen popullore që u dëshmua, i bën të realizueshme objektivat tona në rrafshin socioekonomik e politik.

Dardania jonë, ky krah i Shqipërisë mëmë, më 14 shkurt 2021, duke bërë historinë,  i jep hov të ri orentimit të plotë Kombit drejt botës sonë shpirtërore e morale – aleancës sonë politike me demokracitë liberale të perendimit euroatlantik.

Share: