Home KRYESORE Partite politike jashte parlamentare me platforme politike

Partite politike jashte parlamentare me platforme politike

Me 14 Mars 2016 u mblodh Tryeza e Partive Politike ne ora 10 e 30 ne Hotel Tirana. U diskutua platforma qe do te ndjekin per realizimin e kerkesave qe keto parti kane firmosur disa dite me pare per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ne presidium edhe Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu dhe deputetja Mirela Ferracaku . Ne perfundim u vendos qe:

1.- Brenda dy javeve do te pergatitet Projekt Ligji per ndryshimin e Kodit Zgjedhor

2.- Grupi i punes i perbere nga Spartak Ngjela Kryetar, Kreshnik Spahiu, Idajet Beqiri, Dhimiter Myslia, Dritan Braka do udheheqe punen per hartimin e Projekt – Ligjit Zgjedhor.

3.- Projekt Ligji do te paraqitet ne Parlament nga Deputetja Mirela Ferracaku i mbeshtetur nga Deputetet Vangjel Dule, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka.

4.- Nje perfaqesi e tryezes e perbere nga Eduard Abazi, Zef Bushati dhe Sazan Guri do te marrin takim me Kreun e Parlamentit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e opozites Lulzim Basha per te degjuar mendimin e tyre rreth propozimeve te 46 Partive.

5.- Nese pergjigjet e krereve te PS e PD do te jene negative u la i hapur edhe varianti i mundshem per formimin e nje grupi te perbashket, pa dallim te ngjyrimeve te ndryshme politike, i cili do te marre persiper ndryshimet rrenjesore te politikes shqiptare, ndryshimet themelore ne ekonomine shqiptare me synimin e qarte per te nxjerre Shqiperine nga kriza, korrupsioni e kriminaliteti. Tryeza tjeter e 46 Partive u la me daten 2 Prill ku te gjitha partite do te miratojne dhe firmosin mbeshtetjen e tyre per Projekt Ligjin Zgjedhor.

Share: