Home KRYESORE Bashke për Vlorën qe nuk i ngjason Venecias !

Bashke për Vlorën qe nuk i ngjason Venecias !

Nga Arben Abazaj, “Lëvizja për Vlorën”

JU LUTEM VETEM 5 MINUTA NGA KOHA JUAJ TE KUPTONI SE CFARE KA NDODHUR NE VLORE BRENDA NJË JAVE PËRMBYTJE!

Vlora u përmbyt te dielën e qytetaret e saj prej me shume se 5 ditësh përballen me ujin , balten , pamundësi për te reaguar për indiferencën e institucioneve . Arsyet pse Vlora u përmbyt janë te shumta! cilat janë ato sipas meje?
1-Rrjeti i kanalizimeve prej miliona eurosh kamatakis , është mbushur me rëre e nuk funksionon qe prej 2008-tes .
2-Kanalizimet e ujerave te ndotura (pusetat ) nuk u përdoren për te larguar ujin nga qyteti .
3- Vetëm dy nga kater pompa te hidrovorit funksionuan , edhe pse i tha se nuk furnizoheshin me energji OSHEE vërteton te kundërtën,
bordi i kullimit beri kujdes ti mirëmbante pompat ndërsa harroj se ne këtë qytet jetojnë njerëz e jo peshq.
4-Qeveria , shtabi i emergjencave e bashkia e Vlorës , nuk e shpalli gjendjen e emergjencave , e dini pse ???
Sepse vetëm ashtu do te ishte e detyruar qe te dëmshpërblinte për demet qytetare.
5- Bilanci 692 biznese nen ujë , e qindra familje
6- Qytetaret ne zonat e përmbytura qëndruan per me shume se 72 ore nen uje , pa buke , pa uje , pa energji elektrike , pa dorene bashkise dhe pa përkujdesjen e instancave shtetërore.
7- Pastrimi ne qytet nisi te merkuren , me pak mjete te bashkisë (1 skrep) te ndërmarrjes se shërbimeve publike dhe 26 punonjës te administratës , Bashkia kërkoi edhe punonjësit e Dukes , te cilët u paguan nga borderoja e Bashkisë , ndërsa mjetet e kësaj kompanie u përqendruan ne bulevardin Vlore -Skele.
8- Papërgjegjshmëria institucionale ne Vlore morri një jete e rrezikoj mijëra te tjera, po për këtë u fol pak , sepse ne Vlore edhe ne dite te hallit nuk ngurojmë te bejme politike
9- 50 familje u evakuuan dhe 12 prej tyre strehohen ne konviktet e shkollës industriale , ndërsa keta te fundit duhet te gjejnë menyren ti shtrojnë krevate gjetke , sepse bashkia nuk ka ku ti strehoj , ndërsa ne konvikt rikthehen nxenesit .

Ky pra është modeli qe nuk duam te na qeverise? Bashke për Vlorën qe nuk i ngjason Venecias !

Share: