Home KRYESORE Kërkuan përfshirjen në grupet prioritare për vaksinim, MSH i përgjigjet farmacistëve

Kërkuan përfshirjen në grupet prioritare për vaksinim, MSH i përgjigjet farmacistëve

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë pas kërkesës së këtij të fundit për të përfshirë farmacistët në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID. Në letrën e MSH thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga specialistë në ISHP dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.

Ndaj thekson ministria, vaksinimi po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan.

“Në përgjigje të kërkesës suaj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet së cilës kërkohet përfshirja e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID është hartuar nga ekspertë, specialistë në Institutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin.

Vaksinimi ndaj COVID po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan. Duke iu falënderuar për mirëkuptimin”, përmbyllet letra që mban firmën e zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli./mv.abcnews.al

Share: