Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë me listat e saj në zgjedhjet elektorale të 25 pillit 2021 dhe nuk do të bëhet pjesë e listës së Partisë Demokratike.
Kujtojmë që sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe pse jo zyrtarish Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur fushtën elektorale, teksa vetë kryetarja e kësaj partie, Kryemadhi ka vizituar familje dhe banorë të ndryshëm ku ka dëgjuar problemet e tyre dhe ka bërë premtimet e saj, se si situata do të ndryshojë pas 25 prillit./Opinion.al