Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg gjyqtaren Enkeleida Hoxha.
Hoxha kishte kërkuar më herët ndryshim të masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie me argumentin se ka djalin sëmurë dhe vuan nga autizmi dhe se vajza e mitur ka braktisur shkollën që në momentin që nëna e saj është arrestuar.
“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”, ka thënë Hoxha. Gjyqtarja Enkeleida Hoxha akuzohet për përfshirjen në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohen si pjesë e një skeme korruptive.
Po ashtu, Hoxha është gjyqtarja që ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.