Kina dhe Rusia kanë njoftuar planet e tyre për ndërtimin e stacionit të parë hënor.
Agjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos thotë se, ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës së Kinës, për të zhvilluar pajisje kërkimore në sipërfaqen e hënës, në orbitë ose në të dyja.
Një deklaratë nga agjencitë hapësinore të të dy vendeve thotë se, ajo do të jetë në dispozicion për t’u përdorur nga kombet e tjera.
Ky njoftim vjen ndërsa Rusia përgatitet të festojë 60-vjetorin e fluturimit të saj të parë hapësinor me njerëz.
Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë në planifikimin, hartimin, zhvillimin dhe funksionimin e stacionit të kërkimit./e.b-abcnews.al