Ministrja e Financave, Anila Denaj ka thënë këtë të hënë se qeveria do të nxisë idetë inovatore nëpërmjet një ligji të ri i cili është në tryezën e diskutimit.
Sipas Denaj qeveria në mandatin e tretë synon që të vijojë të nxisë sipërmarrjen e të rinjve dhe të mbështesë emigrantët që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë. Për këta të fundit, ministrja u shpreh se do të ketë një mbështetje prej 5 mijë eurosh në formë grati.
Sot kemi në diskutim një ligj të ri të start up-eve në fushën e inovacionit me objektiv të qartë nxitjen e ideve inovatore dhe zero taksa për 2 vitet e para. Në programin tonë ekonomik në mandatin e tretë, vijojmë të nxisim sipërmarrjen e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start up do të pesëfishohet. Do të mbështesim emigrantët të cilët do të tranferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në Shqipëri, përmes 5 mijë mbështetje në formë granti për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer.”
Kujtojmë që ditën e sotme Anila Denaj së bashku me Kryeministrit Edi Rama prezantuan planin e pagave dhe taksave për 2021-2025-ën./Opinion.al