Home KRYESORE Përplasja tek FRD, Sali Shehu: Meta më mori në kamera, më tha…

Përplasja tek FRD, Sali Shehu: Meta më mori në kamera, më tha…

Kryetari i FRD, Sali Shehu ka treguar me detaje përplasjen e Presidentit Ilir Meta dhe Policisë Bashkiake.

Shehu thotë se pasi Policia Bashkiake i bllokoi selinë, ka njoftuar Presidentin, Kryeministrin, Ambasadën e SHBA, OSBE dhe BE-së.

Ai thotë se ka njoftuar presidentin për ngjarjen, i cili ka mbërritur në ambientet e FRD për të folur me Policinë Bashkiake, por këta të fundit kanë bllokuar derën, gjë e cila provokoi përshkallëzimin e debatit.

Pjesë nga diskutimi në studio

Unë kam vajtur në zyrë si çdo ditë në orën 9:30 më telefonon një miku im që do vinte për të më takuar dhe më thotë se nuk më lejojnë të futem brenda. Zbres dhe kontaktoj policin dhe i them pse e ke ndaluar këtë kam urdhër tha nga lartë, ke urdhër me shkrim i them, jo nuk kam tha por të lutem mos më vër në siklet. Pastaj jam ngjitur në zyrë, pas 5 minutash janë fikur dritat. Është hequr tabela e partisë në mënyrë të dhunshme. Ky është momenti që unë kam njoftuar Presidentin, Kryeministrin, Ambasadën e SHBA, OSBE dhe BE dhe mediat. Pas kësaj kam hartuar një deklaratë për shtyp.

Keni marrë një letër për të liruar zyrtar 10 ditë më parë?

Në datën 3 ose 4, menjëherë pasi kamë nënshkruar marrëveshjen me PD dhe ka dhënë dorëheqjen kryetari i partisë. Ka ardhur një shkresë e pa identifikuar, pa autoritete shtetëror, pa vulë.

Keni kontaktuar me Bashkinë?

Kam tentuar të kontaktoj me Erion Veliaj nuk ma hapi telefonin. I kam shkruar në Whatsapp le ta shikojë.

Presidenti ka ardhur vet apo e thirrët ju?

Gjatë kohës që kam qenë në konferencë për shtyp, pasi mbaruam deklaratën mora bashkëpunëtorët e mi dhe u ulëm në një lokal se nuk kishim energji. Në këto momente më telefonon me Meta me kamera. Ç’po ndodh më thotë aty? I them jemi në këto rrethana. Ka ardhur për 5 minuta, më ka pyetur si është situata dhe më ka thënë të ngjitemi lartë e të bisedojmë.

Presidenti u pengua nga policët?

Kam qenë dhjetë policë bashkie që kanë ndaluar derën e selisë. Pasi shoqëruesi i ka rënë derës që ta hapin, kanë hapur njërën portë dhe hymë shtrënguar./ Opinion.al

Share: