Home KRYESORE Virgjëreshat kërcenin para tij/ Mijëra adhuruese të zhveshura në funeralin e mbretit...

Virgjëreshat kërcenin para tij/ Mijëra adhuruese të zhveshura në funeralin e mbretit Zulu, Goodwill Zwelithini (fotot)

Burra të zbukuruar me lëkura leopardi, gra me ruaza shumëngyrëshe dhe gjokse të zhveshura, ishin mes qindra adhuruesve që morën pjesë sot në funeralin e mbretit afrikano-jugor Zulu, Goodwill Zwelithini i cili vdiq javën që shkoi.

Mbreti 72 vjeçar vdiq të premten në qytetin lindor të Durban pas disa muaj trajtimi të diabetit në spital.

Ai ishte bërë i njohur gjatë mbretërimit 49-vjeçar prej festivale të kritikuara prej kërcimtareve të virgjëra të zhveshura nga mesi e lart. Mes tyre në 2003 ai zgjodhi gruan e tij të gjashtë, asokohe 18-vjeçaren Zola Mafu nga Swaziland.

Tashmë edhe në funeralin e tij gra të zhveshura me ornamente të shumta kërcenin se këndonin, gjatë paradës drejt morgut ku mbahej trupi i Zwelithini.

Mbetjet e tij do të çohen në vendin e lindjes, qyteza juglindor e Nongoma në Kwa-Zulu Natal.

Ndërsa burrat, të njohur në lokalitet si ‘amaButho’, ose regjimentet Zulu, vinin pas vrave në paradën tradicionale, të veshur me lëkurë leopardi dhe pupla struci, duke mbajtur në duar shigjeta e mburoja, të njohura në vend si ‘knobkerries’.

Procesioni mbante një flamur ku shkruhej ‘Falemnderit që ishte drita jonë e shpresës’.

Zwelithini do të varroset sot në mesnatë, në rezidencën e tij ‘mbretërore’ KwaKhethomthandayo, ndërsa ceremonisë pjesëmarrësit i referohen si ‘mbjellje’ e jo varrosje.

Ai ishte monarku që shërbeu më gjatë në historinë e popullsive Zulu, duke sunduar për më shumë se gjysmë shekulli, si në kohën e regjimit të të bardhëve “aparteid”, ashtu dhe gjatë tranzicionit.

“Ne ndjehemi si të zhveshur, sikur dikush na ka hequr batanijen që na mbulonte. Ai ishte simbol respekti, uniteti, dhe adhuronte popullin e tij”, tha kryebashkiaku Mazwi Zulu, i cili është kushëri i largët me ish-mbretin.

“Ai nuk dëshironte të shihte asnjë nga ne të lypte dhe na inkurajonte të bëheshim fermerë”, thotë Mazwi.

Zwelithini njihej për stilin ekstravagant të jetesës, duke blerë nga një pallat rezidencial për secilën nga gjashtë gratë e tij, si dhe duke shpenzuar rreth $200 000 për uniformat e 28 fëmijëve të tij, kur shumica e popullit jetonte në varfëri.

Në kuadër të luftës së tij kundër epidemive të HIV/Aids, mbreti inkurajonte gratë të prisnin derisa të martoheshin për të bërë seks.

Ai quante njerëzit homoseksualë “të sëmurë” e “të kalbur”, çka është fajesuar për një seri sulmesh ndaj këtij grupi individësh.

Top Channel

Share: